“Do ta ekzekutojmë frikën kudo që përpiqen ta mbjellin”, Meta: Një qeveri që nuk ka prioritet arsimin, nuk ka as të ardhmen

E mërkurë, 07 September 2022 21:17

 

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me strukturat në zonën e Kombinatit.

Ai vuri theksin në arsimin, për të cilën tha se nuk është prioritet i kësaj qeveria. Meta tha se një qeveri e cila prek buxhetin për arsimin dhe shton atë të konçesioneve, nuk ka prioritet të rinjtë e të ardhmen e tyre.

 

“Rikthehem në kombinatin shumë modest e punëtor e dinjitoz. Jam i sigurt se bashkë do të kemi një rrugëtim të suksesshëm për të përballuar sfidat për të cilat ka ardhur PL në politikë, por për të cilat është e përkushtuar jo vetëm lidershipi i kësaj force por edhe një anëtarësi e jashtëzakonshme me traditë të shkëlqyer në LSI dhe prurjet e reja që e kanë të qartë se kjo tirani e pashpirt e cila i ka varfëruar shqiptarët gjithë këto vite, kërkon të shtypë e frikësojë për të mos kërkuar të drejtat që u takojnë do të përmbyset falë triumfit të lirisë. Do ta ekzekutojmë frikën kudo përpiqen ta mbjellin. Do të rikthejmë demokracinë e rendin kushtetues e barazinë e të gjithëve para ligjit.
Do nisja me vitin e ri shkollor se janë kaq shumë fëmijë që po e presin 12 shtatorin dhe kaq shumë prindër të preokupuar që fëmijët të nisin një vit shkollor të mbarë. Kam dëgjuar shqetësimet e tyre për cilësinë e sistemit arsimor që është përkeqësuar çdo vit. 50 përqind e në rritje analfabetimi funksional në vend.

Sistemi ynë është më shumë teorik dhe sipërfaqësor, mungon praktika dhe laboratorët e dështon ti përgatisë nxënësit për tregun e punës. Libra të rinj falas është parrullë sepse ajo të përdorura dhe shpesh jo cilësore. Orare janë gjithashtu një problem madhor sepse shumë prindër duhet të shkojnë ti marrin fëmijët në drekë dhe ka kosto shtesë e të papërballueshme kostoja e ndihmës për t’i mbajtur fëmijët.

 

Sa herë qeveria prek buxhetin të parin herë është arsimi siç ndodhi edhe këtë vit dhe i pari ku shton fondet janë koncesionet. Një qeveri që nuk ka prioritet arsimin nuk ka si të ketë ë rinjtë dhe të ardhmen, Arsimi nuk duhet prekur as në kohë krize. Është pikërisht dështimi i sistemit arsimor, pse familjet largohen nga Shqipëria ku kërkojnë një mundësi më të mirë”, u shpreh Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vesh fanellën me mbishkrimin ‘Jashari’/ Granit Xhaka nderon familjen heroike të Kosovës

Sport

Vesh fanellën me mbishkrimin ‘Jashari’/ Granit Xhaka nderon familjen heroike të Kosovës

  Granit Xhaka ishte protagonist absolut në ndeshjen Serbi-Zvicër që përfundoi me shifrat 2:3 dhe çoi helvetët në fazën tjetër të Botërorit. Pasi u bë lider në fushën e lojës, shqiptari i...

Berisha: Kushtetuta na autorizon që të protestojmë në bulevard! Pikë!

Politikë

Berisha: Kushtetuta na autorizon që të protestojmë në bulevard! Pikë!

  “Ne do zbatojmë Kushtetutën. Ne zbatojmë me përpikmëri Kushtetutën” theksoi sot Sali Berisha, kryetari i PD-së, lidhur me protestën e opozitës më 6 dhjetor, gjatë një konference për shtyp. "Ne do...

‘Shpifje të ulëta’. Berisha: Do publikoj skandalin e ambasadorit britanik

Politikë

‘Shpifje të ulëta’. Berisha: Do publikoj skandalin e ambasadorit britanik

  Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi sërish me ashpërsi ndaj ambasadorit britanik në Tiranë, Alastair King-Smith. Ai tha se ambasadori ka shpifur në mënyrë të ulët. “Është përdorur korrupsioni për të luftuar...