Berisha: Rama po shkatërron Shqipërinë me ideologjitë e George Soros

E Enjte, 08 September 2022 09:09

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka diskutuar këtë pasdite në një takim me ekspertë e gazetarë çështjet e sigurisë në vend.

Sali Berisha deklaroi se kryeministri Rama zbaton një ideologji droge ndërsa shtoi se Soros është ai që kërkon të ndalohet lufta ndaj drogës.

“Do të jetë me interes për çdo vend që mendon të legalizojë kanabisin të vijnë të studiojnë Shqipërinë dhe pasojat e saj. Droga është krim. Asnjë komb nuk ka nevojë për të.

Nuk po merrem tek efektet shëndetësore, pasi në mënyrë absolute përveç disa efekteve në qetësimin e dhimbjeve apo të përzierave, të pranuara, efekte të tjera pozitive nuk ka faktuar askush dhe e kanë studiuar në të gjitha mënyrat.

 

Ajo bëhet armë e të fortëve, gjeneron krim çdo ditë, shkatërron ekonomi. Ku jemi ne sot? Dy tregues do të them, të raporteve të fundit; ne zëmë vendin e parë në Europë, me të parin me distancë të madhe në treguesin e ndërtimit. Ne mund ta kemi 4-5 herë më të lartë se Suedia, sipas Eurostat.

Në çdo logjikë ekonomike, aty ku ndërtohet kaq shumë, çmimet duhet të jenë nga më të pranueshme. Por e vërteta është se rreshtohemi të tretit në Europë për çmimet më të larta në ndërtime.

Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se ata që nuk kanë nuk blejnë dot më apartamente. Nuk mund të blejnë. Ata mbeten pastrehë. Vendi mbushet me kulla e ndërtime, por qytetarët shqiptarë nga kjo shohin vetëm mollën e ndaluar.

Kjo histori erdhi se Edi Rama zbaton një ideologji droge, të cilën e propagandon Xhorxh Soros. Ky multimiliardjer merr nisma në OKB, bashkë me qeveritarë si Edi Rama, për të ndaluar luftën kundër drogës.

Në këtë kontekst nuk mund të mos shpjegohet ndryshe se ministri i parë i rendit i kësaj partie ishte skafisti Saimir Tahiri. Ministri i dytë i rendit ishte përfaqësues i klanit Xhafa, i treti është veristi, Bledi Çuçi, i cili mban këshilltar njërin nga arkitektët më kryesorë të kanalizimit të Shqipërisë, e kështu me radhë.”-tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...