Meta: Rama i fitoi zgjedhjet se kishte blerë Bashën, detyra jonë çdo sekondë në aksion

Hënë, 12 September 2022 22:29

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se Edi Rama i fitoi zgjedhjet sepse bleu Lulzim Bashën. Ai tha se nëpërmjet kësaj blerje Rama kapi reformën në drejtësi dhe se detyra e tij tani është që në çdo sekondë opozita të jetë në aksion për të mos e lejuar më Ramën ti vjedhë dhe ti shtypë shqiptarët.

Rama kishte blerë Lulzim Bashën sepse përmes kësaj blerje ai bojkotoi reformën në drejtësi, dogji mandatet, i dha të gjithë pushtetin. Prandaj fatale për Shqipërinë është të ndalojmë së bëri opozitë dhe një sekondë të vetëm. Nuk mund të lëmë Ramën të vjedhë i qetë dhe të shtypë shqipatrët dhe një sekondë të vetëm. Përgjegjësinë që ne kemi do e mbajmë përpara popullit, por detyra jonë është çdo sekondë në aksion për të mos e lënë Ramën për të vjedhur i qetë, të mos mbajë mediat në presione, të mos mbajë drejtësinë në presion, kjo është detyra jonë dhe të organizohemi për zgjedhje të përgjithshme.

Nuk do të ketë përballë Ramës një opozitë si në 26 prill që opozita flinte gjumë, kaq. Ikja e Ramës është çështje e një procesi që ne do të garantojmë një opozitë në aksion. Jam shumë komod, dhe shumë i qartë në të gjithë opozitarizmin tim. Jam shumë i vendosur për ti shërbyer qëllimeve të mëdha të opozitës sepse kemi të bëjmë me çështje midis demokracisë dhe diktaturës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...