Berisha: Monizmi është rikthyer! Rama tregoi me mburrje persekutimin e mësueses që foli kundër qeverisë

Tuesday, 13 September 2022 00:31

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim të organizuar në kujtim të Azem Hajdarit, deklaroi se në Shqipëri është rikthyer monizmi.

Berisha kujtoi deklaratën e Ramës i cili tregoi sot me mburrje persekutimin e një mësuesje që kishte folur kundër qeverisë.
“Tani ne jemi këtu dhe nëse do e titullonim këtë takim me shumë të drejtë mund ta quanim ‘Dhjetori në rrezik, ’90 në rrezik’. Në fakt më shumë se në rrezik. Ronald Regan e ka thënë me gjenialitet se; demokracisë i duhet më pak se një gjeneratë për tu zhdukur.

 

Ne ku jemi sot. Nuk do të bëj një analizë, por sot jemi në kushtet e një pushteti identik të një personi. Kemi rikthimin e monizmit absolut në Shqipëri. Cili është dallimi më themelor i monizmit absolut dhe një demokracie. Dallimi më themelor është se i pari nuk voton, i dyti voton. I pari nuk përfaqëson, i dyti përfaqëson.

 

Ne këtu jemi të gjithë njerëz politikë. Ne sollëm, votën e lirë, fjalën e lirë dhe iniciativën e lirë, tregun e lirë. Këto ishin.

Kjo që ka ndodhur është absolutisht një rikthim i monizmit të plotë. Natyrisht jo me burgje dhe kampe përqendrimi, por me të gjitha format e tjera të persekutimit.

Sot ju e dëgjuat Edi Ramën tek tregonte me mburrje persekutimin e një mësuesje, se si ai dhe ministrja i kishin kontrolluar asaj Facebook. Të ju them ju. Në vitin 1990 ka qenë një poet i ri që quhej, Lazer Stani, i cili ishte korrespondentë në gazetën ‘Zëri i Rinisë’. E hoqën sepse ai u fejua me Luljeta Leshanakun, e cila ishte një poete e talentuar edhe ajo, por që ishte mbesa e Abaz Kupit. Sa u diktua që Lazri u fejua e hoqën nga korrespondent.

A nuk bëri edhe ky të njëjtën gjë, pse ajo foli për qeverinë. Unë u dhashë një shembull, por shembull të tillë janë të pafundme.”-tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...