Berisha: Reforma territoriale e Ramës u bë vetëm në funksion të PS-së

E mërkurë, 14 September 2022 13:14

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, duke folur në prezantimin e propozimeve të PD për reformën territoriale, tha se reforma e vitit 2014 ka dështuar. Ai tha se qëllimi i Edi Ramës me reformën territoriale ka qenë grumbullimi i votave për PS-në.

“Reforma territoriale e qeverisë aktuale është një nga dështimet madhore në historinë e vendit, dështim, i cili nxori në pah diskriminimin madhor të qytetarëve shqiptarë, pabarazinë e tyre në eksesin ndaj shërbimeve

Një ndarje territoriale kryekëput e bazuar në dëshira partiake dhe në kundërshtim flagrant me kriteret e përcaktuara nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale të Europës, në kundërshtim të hapur me interesat e qytetarëve shqiptarë

Por kjo reformë është një dështim i madh, gjithashtu sepse ishte presupozuar që të lehtësonte barrën e administratës mbi qytetarët shqiptarë. Rrogëtarët që këta qytetarë paguajnë për njësi vendorë.

 

E vërteta është se nga 420 bashki e komuna, sot në 61 njësi të qeverisjes vendore, personeli, punonjësit që paguhen në këto 61 njësi janë mbi 50 përqind më shumë sesa nga ata që paguheshin në 420 njësi. Kjo reformë nuk ishte gjë tjetër vetëm reforma e punësimit partiak,” tha Berisha.

Ai akuzoi Lulzim Bashën për pazare me Edi Ramën në kurriz të kësaj reforme.

“Në pazaret e mëparshme, siç është bërë publike, me të cilat PD sot nuk ka asnjë lidhje, me Edi Ramën ishte rënë dakord që të votohej vetingu dhe ai do lëshonte 4 bashki, të shtoheshin 4 bashki. Një pazar i papërgjegjshëm pa asnjë kriter tjetër përveç biznesit. Natyrisht, si zakonisht ky ishte një Pazar për të kaluar radhën se dje pseudomazhoranca deklaroi se nuk ka asnjë detyrim.

Unë dua të falënderoj grupin e punës që ka bërë një punë shumë serioze, për të paraqitur para shqiptarëve një platformë të re të reformës territoriale. Sot nuk mund të pretendosh në 420 njësi, por reforma me 61 bashki, në të cilën Tirana me Durrësin me 1.2 milionë, kanë gjithsej katër njësi, kurse Gjirokastra me 120 mijë banorë ka 7 njësi, kjo flet vetë. Ky është një parcelizim se si partia të sigurojë vota. Pra është një ndarje në funksion të interesave të PS-së.

“Kashari në regjistrimin e 2011, ka qenë bashkia e 8 më e madhe e vendit. Sot është inkorporuar në Tiranë për qëllime krejtësisht elektorale. Zall Herri që ndahet me territor gjeografik të qartë nga një bashki tjetër me Tiranën është pjesë e Tiranës po për qëllime elektorale,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...