Berisha shpjegon: Ja pse PD është angazhuar për reformën territoriale

E mërkurë, 14 September 2022 13:16

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, shpjegoi përpara deputetëve dhe qytetarëve shqiptarë se pse PD është angazhuar për reformën territoriale, në kushtet kur nuk i ka votat e nevojshme për këtë proces.

“Qytetarët shqiptarë mund të shtrojnë pyetjen: ju nuk keni votat, pse angazhoheni në këtë proces.

Pyetja është e drejtë. Por ne angazhohemi në këtë proces sepse reforma territoriale është jashtëzakonisht e rëndësishme për qytetarin shqiptar.

Ne përgatisim variantin tonë, të cilin e kemi shumë të qartë se me një armik të lirisë së shqiptarëve, si Edi Rama, që bën gjithçka për të dominuar dhe sunduar vullnetin e tyre, kjo platformë nuk do miratohet.

 

Por ama, një votim masiv i shqiptarëve për PD-në dhe opozitën, bën të mundur rikthimin e kësaj ndarje të re territoriale, e cila është në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe Shqipërisë, pasi dihet se me progresivin drejt BE-së, bashkëpunimi i rajoneve është një nga bashkëpunimet më të rëndësishme në kuadër të këtij integrimi. Europa është Europa e rajoneve. Shqipëria do i përshtatet këtij standardi evropian me platformën që kemi përgatitur,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...