Rama mbron sërish Serbinë: Vuçiçi nuk mund ta njohë Kosovën

Tuesday, 20 September 2022 09:45
 
Kryeministri Edi Rama dha një tjetër intervistë për revistën gjermane, Spiegel.

Sërish, Edi Rama i doli në mbrojtje Serbise

 
“Ndikimi i Moskës në Serbi është i fortë, në pjesën serbe të Bosnje-Hercegovinës është madje shumë i fortë. Rusia ka shumë ndikim te serbët. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ky ndikim mund të shndërrohet në diçka të tmerrshme.
 

Nuk mund të kërkosh shumë nga Beogradi tani. Gjithçka mund të përmbyset. Serbia, për shembull, nuk mund të sanksionojë Rusinë,” tha ai.

Madje Rama e mbrojti edhe mikun e tij, Aleksandar Vuçiç, duke thënë se ai nuk mund ta njohë Kosovën.

“Historia e shqiptarëve dhe e serbëve është histori dhimbjeje dhe gjaku. Por, kur u zgjodha kryeministër, vendosa të shkoj në Beograd. Vizita ime në vitin 2014 ishte e para e një kreu të qeverisë shqiptare në Serbi pas 68 vjetësh. Dhe pastaj Vuçiç erdhi në Tiranë. Kjo tregon se sa larg kemi arritur.

Për Kosovën ramë dakord që nuk do të pajtoheshim. Mendoj se Serbia duhet ta njohë Kosovën. Por, Aleksandar Vuçiç nuk mund ta bëjë këtë. Por, të paktën mund të flasim për këtë temë. Dhe ne bashkëpunojmë në projekte si ai i Ballkanit të Hapur.

Kurti thotë se serbët duhet së pari të kërkojnë falje për atë që u kanë bërë shqiptarëve. Dhe unë i them po, Serbia duhet të kërkojë falje. Pyetja e vetme është kur? Unë mendoj se falja do të vijë kur dialogu të funksionojë. Vili Brandt nuk u gjunjëzua as në vitin 1946. Ai u gjunjëzua në Varshavë vetëm në vitin 1970. Jeta jonë politike mund të jetë e polarizuar sot, shpesh nuk mund të biem dakord as për motin këtu. Por, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ka konsensus absolut.

Duhen hapa të vegjël për të ndërtuar një marrëdhënie më të madhe, ashtu si gjermanët dhe francezët kaluan ngadalë drejt paqes së plotë pas Luftës së Dytë Botërore. Open Balkan është një platformë për këtë dhe mendoj se vëllai im Albin Kurti duhet të përballet me serbët atje. Por, ai e lë mundësinë të kalojë. Kjo është për të ardhur keq,” tha Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...