DEA në Shqipëri, Meta: Këtu duhet të ishte qendra më e madhe në botë

Tuesday, 20 September 2022 14:48

Pak dite më parë, DEA solli përfaqësuesin e saj në vendin tonë. Ilir Meta u pyet për këtë në një konferencë për mediat, këtë të martë.

Ai u shpreh se një nga qendrat kryesore në botë ta kishte në Shqipëri.

“Sipas të dhënave ndërkombëtare, i bie që DEA, një nga qendrat kryesore në botë ta kishte në Shqipëri, po t’i referohemi volumit të trafikut që qarkullon. Kjo nuk është një ekzagjerim. Përmasat janë të jashtëzakonshme, që nuk kanë asnjë lidhje me përmasat gjeografike dhe demokrafike të vendit tonë. Si një vend që ka një pozitë të caktuar gjeostrategjike, është një vend shumë i preferuar nga trafikantët. Lufta kundër trafikut të drogës ka qenë një prioritet prej dhjetë vjetësh, por ka mbetur në vend”, u shpreh Meta.
 
"Sot sa i takon cenimit të sigurisë kombëtare, nuk ka fëmijë që nuk kupton sa rëndë është cenuar siguria, kur është goditur edhe truri i vetë Policisë së Shtetit. Njeriu i papërgjegjshëm e ka kthyer Shqipërinë në han pa porta, e mbyti me banane dhe kulla që pastrojnë me miliarda euro. Po të kishte përgjegjësi nuk do të ishte Shqipëria në këtë situatë". Katër ditë më parë, Ambasada e SHBA njoftoi se ka mbërritur në Shqipëri agjenti special i Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve (DEA), Brendan Leddy.

“Ambasadorja Kim u takua me agjentin special Leddy për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të diskutuar të ardhmen e pranisë së DEA-s në Shqipëri. Agjenti Special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për forcimin e partneritetit në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar. Agjenti Special Leddy do të mbështesë më tej ndërtimin e aftësive në teknikat e hetimit kundër narkotikëve”, thuhet në njoftimin e ambasadës në Facebook.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...