Sulmet kibernetike/ Meta: Krye-hakeri është Rama, prokuroria të hetojë!

Tuesday, 20 September 2022 14:52
 
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta doli sot në një konferencë për mediat, ndërsa nuk i kurseu akuzat në drejtim të qeverisë Rama.

Që në nisje të fjalës së tij, Meta u ndal te sulmi kibernetik, pas të cilit thuhet se fshihet Irani.

 
 Meta pohoi se kryehakeruesi është Rama, i cili sipas tij nxori të dhënat e mbi 1 milion shqiptarëve.
 
“Dua të them se ridënojmë veprimet armiqësore të nxitura nga qeveria e Iranit kundër sistemit tonë. Kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme për të mbrojtur sistemin. Nuk mund të mos nënvizoj që në fillim se kryehakeruesi i këtij sistemi është Edi Rama. Kjo u provua botërisht nga dalja e të dhënave personale të gati 1 milion shqiptarëve para zgjedhjeve dhe përdorimi i tyre nga patronazhistët për qëllime të shantazhit elektoral”, tha Meta.
Sipas tij, ishte kryeministri ai që mbështeti këtë proces. Meta kujtoi hakerimin ku u ekspozuan fillimisht rrogat, numrat e telefonit të shqiptarëve e më pas targat. Historia, siç tregoi dhe Meta, vijoi me hakerimin e e-Albania, ku të dhënat u nxorrën dhe në shitje.

“U godit sistemi TIMS, që është një çudi e jashtëzakonshme, një sistem perfekt dhe i mbrojtur prej kohësh, sistemi që bëri të mundur dhe liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë. U godit edhe Aleati, një tjetër çudi,” deklaroi kreu i PL-së, ndërsa e përfundoi me hakerimin ndaj Policisë së Shtetit dhe kufizimit për të folur rreth e-mail-eve.

Sipas Metës, më 6 maj 2022, Rama kërkoi t’u impononte bankave kryerjen e shërbimeve nëpërmjet e-Albania, ndërkohë që ishte në dijeni për sistemin.

“Kjo kërkesë e çuditshme e Edi Ramës vinte pas goditjeve të njëpasnjëshme dhe hakerimeve masive që kishin ndodhur më parë në të gjithë sistemin,” kujtoi Meta.

Ai citon ekspertët e kompanisë Microsoft kur thotë se hakerët kanë ndërhyrë në databazën shqiptare që në maj të vitit 2021, ndërsa aksesi i tyre është përforcuar në korrik 2021 dhe janar 2022.

“Kërkojmë të bëhet transparencë e plotë se çfarë ka ndodhur zyrtarisht. Të bëhet transparencë lidhur me masat dhe planin e rivendosjes në punë dhe garantimin e sigurisë së sistemeve, një vlerësim i situatës së sigurisë kombëtare. Prokuroria duhet urgjent të bëjë një hetim të thelluar dhe serioz për hetimin e qeverisë dhe gjithë institucioneve të tjera,” – bëri thirrje Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...