Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin

Premte, 23 September 2022 10:39
 
 Urdhri i befasishëm i qeverisë (Ministrisë së Arsimit) për të mbyllur kopshtin e fëmijëve të institucionit arsimor Turgut Ozal është i paarsyetuar dhe dukshëm arbitrar. Po kështu edhe mbyllja e Fondacionit Gjylistan.

Vetëm kaq nuk është lajm në vendin tonë. Fatkeqësisht!

Vendime arbitrare dhe antiligjore kemi parë vazhdimisht gjatë këtyre viteve. Por si rregull ato kanë qenë të lexueshme si akte në shërbim të grand-korrupsionit dhe të akaparimit të pushtetit. Në pak raste ato shpjegohen me inkompetencën e paaftësinë.

 Urdhri kundër kopshtit duket sikur nuk është si një nga këto raste. Por gjasat janë që ky episod i sprasmë i arbitraritetit qeveritar të jetë edhe më i keq e më dëmprurës se rastet e tjera. Nuk e kam fjalën për pasojat sociale (250 fëmijë, qindra nxënës e familjet e tyre në  çorodi) apo tek rrënimi i mëtejshëm i besimit tek një shtet i së drejtës (tek naivët e tuafët e mbetur).

Me sa duket qeveria po importon në Shqipëri arbitraritetin e një shteti tjetër. Dhe po hyn në një konflikt që nuk ka të bëjë me Shqipërinë e shqiptarët; duke sjellë kështu probleme të shumanshme e afatgjata.

Por sidoqoftë qeveria Rama nuk bën qoka veresie. Por kthen favorin për mbështetjen që ka marrë për të akaparuar pushtetit dhe për të shtuar grand-korrupsionin.

P.S. Për të dhënë një ide se në çfarë kulmi mund të arrijë arbitrariteti i fetvasë qeveritare: në Shkodër urdhërohet shkolla e vajzave që jo vetëm të mbyllet, por godinën e vet (pronë private) t'ia dorëzojë një fondacioni shtetëror të Turqisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...