Berisha: Basha mori para ruse, askush në selinë blu s'kishte dijeni! Kemi ngritur komision hetimor...

Hënë, 26 September 2022 19:23

Kryedemokrati Sali Berisha, në mbledhen e Këshillit Kombëtar të PD, deklaroi se Lulzim Basha ka marrë para ruse. 

Duke e quajtur një vendim personal të ish-kryetarit, Berisha tha se askush nuk ka pasur dijeni në PD, për këto para.

Sali Berisha deklaroi se kanë ngritur një komision për të hetuar paratë ruse ndërsa shtoi se Edi Rama mbylli dosjen e Lulzim Bashës.
 
"Si forumi kryesor pas Kuvendit i PD-së, dua të ju informoj se, siç e keni dëgjuar vetë, ish-kryetari ka pranuar sipas raporteve serioze, financime ruse. Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Për PD-në si parti e interesit kombëtar ky është shkelmin i një prej parimeve më themelore të programit dhe qëndrimeve të saj. Por do të theksoj, tre gjëra duhet ti keni parasysh.
E para; deri më sot në këtë moment nuk ka asnjë individ në PD që të ketë pasur dijeni për financime ruse. Në arkën  e PD nuk ka hyrë dhe nuk ka dalë, sipas dëshmive të besueshme plotësisht të zotit Ristani dhe ish-financierit të partisë, Ilir Dervishi, asnjë qindarkë nga këto para. Pra është një akt personal i Lulzim Bashës. 

Së dyti; në 2018 kur ambasadori amerikan Donald Lu më ka sjellë një dosje në zyrë, në mënyrë absolute dhe unë e kam thënë publikisht disa herë dhe ai nuk e ka përgënjeshtruar asnjëherë, dosja nuk ka pasur asgjë tjetër përveç artikullit të Mother Jones dhe fletës nga Departamenti i Drejtësisë që provonte se Nik Muzin është lobist i PD. Kaq kishte.

Në prill pas zgjedhjeve në 6 bashkitë, disa bashkëatdhetarë tanë më kanë informuar nga Nju Jorku se kanë firmosur, por nuk kanë dhënë asnjë qindarkë për siç mashtronte Lulzim Basha, për të financuar lobistin e tij. 

Pasi u bënë tre burime, unë kam dalë në media dhe kam akuzuar Edi Ramën se mbylli dosjen ruse të Lulzim Bashës. Tani, sot kryesia ka vendosur të ngrejë një komision auditi për këtë aferë.

Ai po dëshmon mungesë totale përgjegjshmërie, sepse është i detyruar së paku të thotë ku i mori paratë, kush ja dha dhe si i dërgoi në Skoci, kur kanali bankar nuk ekziston. 

E shpëtoi njëherë Edi Rama, por kjo çështje është shumë serioze dhe unë mendoj që ai nuk duhet ta trajtojë ndryshe, por të bëjë transparencë të plotë, se ka drejtuar këtë parti, meqenëse e mohon, ndonëse ju e dini se gjënë më të lehtë ka gënjeshtrën.

Së fundi dua të qartësoni çdo qytetar dhe demokrat, se Edi Rama siç ka deklaruar në 2018 se ato janë para ruse, deklaroi edhe para 1 jave në OKB se ato e dinim që ishin para ruse. Edi Rama faktikisht bëri gjithçka për të mbyllur dosjen. 

E bëri me urdhër të Putinit, nuk kam asnjë të dhënë. Një gjë është e sigurtë, e bëri për të marrë peng kryetarin e opozitës, kjo nuk ka asnjë diskutim.

U ndala në këtë çështje për ta mbyllur këtë problem, sepse komisioni që ngritëm sot do të hetojë. Asgjë nuk ka lënë në zyra, i ka marrë dhe hard disqet, por me ata që mund të hetojë dhe informojë Këshillin Kombëtar dhe opinionin kombëtar për këtë çështje."-tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...