'Rama, njeri i pa atdhe'/ Berisha: S’mund të lejojmë që vendimet për ne të merren në Beograd e Stamboll

Hënë, 26 September 2022 19:25
 
 

Kryedemokrati Sali Berisha, e quajti kryeministrin Edi Rama një njeri pa atdhe. Berisha tha se s’mund të lejojmë që vendimet për ne, të merren në Beograd dhe në Stamboll. 

Më herët Berisha deklaroi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, se Edi Rama është avokat i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ndërsa theksoi se ai është tradhtar i kombit.

“Tepër problematike janë relacionet e tij poshtëruese me presidentin e Turqisë. Ne jemi një forcë politike e interesit kombëtar. Dhe ne duhet ti themi shqiptarëve të vërtetat ashtu siç janë dhe do të ua themi.
 
 
Unë e kuptoj se ka qytetarë që e interpretojnë si të veçantë qëndrimet e presidenti të Turqisë, por ato janë absolutisht në kundërshtim flagrant me miqësinë dhe bashkëpunimin që ka ekzistuar mes dy vendeve sovrane.Së pari i rikujtoj çdo shqiptari që kurrë nuk duhet të harrojë se për ne kombi është i pari dhe ne jemi komb plureligjoz.

Ne nuk mund të pranojmë ndikime politike nga askush në raportet tona fetare. Ata që e thanë se ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’, ishin besimtarë të Zotit.

Ata e thanë këtë se fetë nuk duhet ti përçajnë shqiptarët. Në një anë kërkon të emërohet kreu i Komunitetit Mysliman, i cili zgjidhet me votë nga xhemati i tij. Tani na del se do të na hapë dhe mbyllë shkollat kur të dojë.

Nuk ka akt më të turpshëm, poshtërues, të shpifur se sa të mbyllësh shkolla e kopshte fëmijësh, se gjoja janë të lidhura me terroristë dhe puçistë në Turqi.

Pa asnjë fakt. Fakti i vetëm që gjejnë një oligark të klientelës për të thënë se e kam blerë unë godinën, Sinan Idrizi. I them Sinan Idrizit, mos e bëj veten në këtë mënyrë se do të përgjigjesh, mos luaj në interesa kombëtare.

Nëse Turqia do të respektojë Shqipërinë si vend sovran nuk do të mundet të diktojë mbyllje shkollash dhe kopshtesh.

Me asnjë manovër dhe ne këtë do të ua themi shqiptarëve kudo që janë. Ne nuk mund të pranojmë një individ si ky, për të lejuar që vendimet për ne të merren në Beograd dhe Stamboll. Kanë ikur ato kohëra.

Por ky nuk ka atdhe, ky është një apartid. Një njeri i përkushtuar vjedhjes dhe pasurimit të tij nga mëngjesi në darkë dhe çdo ditë.”-tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...