Berisha: Marrëveshja Rusi-Serbi, pse Edi Rama nuk shqipëroi asnjë fjalë kundër saj?

Hënë, 26 September 2022 19:29
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, komentoi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD marrëveshjen Rusi-Serbi. Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk shqipëroi asnjë fjalë të vetme kundër kësaj marrëveshje. Ai theksoi se kryeministri Edi Rama është avokat i President serb Aleksandër Vuçiç.

“A nuk firmosi para fjalimit të Edi Ramës në OKB, Sergei Lavrov me ministrin e Jashtëm marrëveshjen për bashkëpunimin në politikën e jashtme mes Moskës dhe Beogradit.A shqipëroi një fjalë të vetme Edi Rama kundër kësaj marrëveshje, e cila është komentuar gjerësisht në Europë. Marrëveshje që Serbisë po i kërkojnë shpjegime edhe në Uashington.

A mundet që ky avokati i Vuçiçit të na thojë pak, në interes të kujt është kjo marrëveshje, në një kohë kur i kërkohen sanksione ai firmos marrëveshjen për bashkëpunimin me Vuçiçi. Çfarë duhet të bëjë ky më shumë ndaj shqiptarëve, që ne ta tolerojmë këtë. A ka ndonjë hap tjetër për të faktuar vasalitetin e tij ndaj Vuçiçit.

Ky mosnjohjen e Kosovës e justifikon me qëndrimin që mban qeveria e Kosovës ndaj gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit nga Beogradi.

A mund ta bëjë, jo një shqiptar, por kurrë një udhëheqës i civilizuar këtë gjë. Ka ligje ndërkombëtare për krimet kundër njerëzimit.”-tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...