Meta: ERE t'i shpjegojë urgjent Kuvendit, pse e pranoi rritjen e fortë të çmimit të energjisë

Tuesday, 27 September 2022 14:22

 

Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, kërkoi sot publikisht nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike që të shpjegojë publikisht përpara Kuvendit se cilat janë arsyet që e kanë shtyrë të pranojë pa hezitim, rritjen e fortë të çmimit të energjisë elektrike ashtu siç e ka propozuar Qeveria.

“Ilir Meta tha në një konferencë shtypi se “ jam sot këtu për të shprehur mbështetur më të plotë të kërkesës së Konfindustrisë për Kuvendin e Shqipërisë, për të thirrur në seancë urgjente dëgjimore ERE-n pikërisht për të arsyetuar vendin e fundit për fashën e konsumit të energjisë.

 

Enti Rregullator i Energjisë është nën autoritetin e drejtpërdrejtë të Kuvendit dhe e ka detyrim ligjor të shpjegojë publikisht dhe me hollësi përpara Kuvendit, arsyet financiare, teknike dhe institucionale të sistemit energjitik që kanë çuar në pranimin e plotë dhe pa asnjë ndryshim të propozimit të ekzekutivit , pra të qeverisë, për rritjen e fortë të çmimit të energjisë elektrike.

 

Ky ent duhet të arsyetojë hollësisht lidhur me kostot mjaft të larta të menaxhimit të operatorëve publikë, KESH, OST, OSHEE, kostot shtesë të shit-blerjes së energjisë elektrike nëpërmjet ndërmjetësve, vazhdimin në nivele të larta të humbjeve në sistem, zbatimin e kontratave koncensionare të HEC-eve private, masat e marra nga OSHEE për mos lejimin e abuzimit me matjet e konsumit me fashë si faktor përaktues të vendimit të fortë për rritjen e çmimit të energjisë në shtator,” theksoi në vazhdim kreu i PL.

 

DEKLARATA E KONFINDUSTRIAS

Konfindustria i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të thërrasë në seancë urgjente dëgjimore Entin Rregullator të Energjisë/ERE, për të arsyetuar vendimin e fundit për fashën e konsumit të energjisë si edhe për problematikat e menaxhimit të sistemit për periudhën e vitit 2021 dhe 6 mujorin e parë të vitit 2022.

ERE është institucion në varësi të drejtpërdrejtë të Kuvendit të Shqipërisë dhe është autoriteti ligjor rregullator i sistemit energjitik.

ERE e ka për detyrim ligjor të shpjegojë publikisht në mënyrë profesionale të hollësishme para Kuvendit të Shqipërisë arsyet financiare, teknike dhe institucionale të sistemit energjitik, që kanë cuar në pranimin e plotë dhe pa asnjë ndryshim nga ana e saj të propozimit të ekzekutivit për rritjen e fortë të çmimit të energjisë elektrike.

ERE duhet të arsyetojë hollësisht lidhur me:- kostot mjaft të larta financiare të menaxhimit të operatorëve publikë KESH, OST, OSHEE, - kostot shtesë të shitje-blerjeve e energjisë elektrike nëpërmjet ndërmjetësve, - vazhdimin në nivele të larta të humbjeve në sistem me mbi 21% të sasisë së përgjithshme, - zbatimin e kontratave koncesionare të energjisë së prodhuar nga HEC- et private, - masat e marra nga OSHEE për moslejimin e abuzimit me matjet e konsumit me fasha etj., si faktorë përcaktues të vendimit për rritjen e fortë të çmimit të energjisë në shtator 2022.

Sipas të dhënave, në vitin 2021 sistemi energjitik prodhoi 6,5% më shumë energji elektrike, sesa nevojat për konsum dhe vendi kaloi në krizë energjitike të shpallur nga Kryeministri Rama. Gjithashtu, prodhimi i përgjithshëm i brendshëm i energjisë elektrike ka tejkaluar ndjeshëm nevojat e klientëve tariforë për 6 mujorin e parë të vitit 2022 në vazhdim.

Konfindustria vlerëson, se vendimi i ERE për rritjen me afër 5 herë e çmimit të energjisë elektrike për konsum familjar mbi fashën 800 kw/muaj do të jetë me pasoja të rënda për 90-130 mijë familje shqiptare dhe mw ndikim të drejtëpërdrejtë në rëndimin e klimës së biznesit dhe ekonomisë kombëtare.

Shqipëria edhe pse është relativisht e pavarur në prodhimin e energjisë elektrike nga tregjet ndërkombëtare dhe gazi rus ka çmimet më të larta në rajon për biznesin dhe familjarët.

Gjergj Buxhuku
Administrator i Përgjithshëm

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...