Indeksimi 6% i pensioneve revolton të moshuarit në Pogradec: Qeveria po tallet me ne!

E mërkurë, 28 September 2022 13:43

 Pensionistët në Pogradec nuk janë të kënaqur me indeksimin prej 6 përqind që qeveria u bëri pensioneve, për shkak të rritjes së çmimeve. Qindra të moshuar në qytetin e Pogradecit protestuan këtë të mërkurë, duke e cilësuar vendimin e qeverisë si tallje ndaj pensionistëve. Ata kërkojnë kompensim për shkak të krizës, njësoj si në vendet e rajonit, ndërsa kanë bërë thirrje për vijim të protestave.

Qindra pensionistët në qytetin e Pogradecit u ngritën në protestë, pas vendimit të qeverisë për të indeksuar me 6 përqind pensionin e tyre. Vendimin e qeverisë për këtë indeksim, pensionistët e cilësojnë si tallje.

 
 
Të revoltuar, pensionistët akuzojnë Kryeministrin Edi Rama se për veten shpenzon shuma marramendëse nga buxheti i shtetit në udhëtimet jashtë vendit, ndërsa qytetarët i braktisë.
Pensionistët, shumë prej të cilëve ish-minatorë, kanë bërë thirrje për vazhdim të protestave derisa qeveria të dëgjojë zërin e tyre për rritjen e pensioneve.

Teksa kryeministri flet për mirëqënie dhe rritje ekonomike, pensionistët i kërkojnë llogari se pse atëherë pensionet dhe rrogat në Shqipëri nuk janë në të njëjtat standarde me ato të vendeve fqinje apo të Bashkimit Europian.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...