Shtrenjtimi i energjisë/ Meta:'Thikën' e dështimeve e të korrupsionit, Rama po e ngul në kurriz të qytetarëve

E mërkurë, 28 September 2022 13:49

 

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se krizën që ka në themel, dështimet e qeverisë së tij dhe korrupsionin, po e transferon në kurrizin e qytetarëve të vendit, duke marrë shkas nga rritja e paralajmëruar e çmimit të energjisë.

Meta tha në një konferencë shtypi se Kryeministri, që pas 10 vitesh kërkon të shpëtojë të gjitha krizat që ndodhin kudo në botë, ndërkohë që kriza e keqqverisjes së tij vetëm thellohet çdo ditë në kurriz të qytetarëve të thjeshtë dhe të pambrojtur. Faktorët kryesorë të kësaj situate energjitike janë dështimet e qarta dhe të pafundme të qeverisë në këtë sektor< - nënvizoi Meta duke renditur ndër dështimet më të mëdha, mosgazifikimin e vendit pas ndërtimit të gazsjellësit strategjik të TAP-it, "që s’ka asnjë lidhje me këtë qeveri dhe këtë Kryeminisitër", siç theksoi.

Dështim të plotë përbën mungesa e mbështetjes për instalimet e teknologjisë për prodhimin e energjisë nga burimet e diellit dhe të erës; tha Meta. - Dështim i plotë është modeli financiar i sistemit të energjisë elektrike si dhe administrimi i tij. Vlera e pa arkëtuar është mbi 600 mln euro. Dështim i plotë është mosoperimi dhe sot e kësaj dite i bursës shqiptare të energjisë elektrike. Ajo duhet të ishte funksionale që në 2019.

Dështim dhe vonesa mbi 5 vite në projektet e rëndësishme të sistemit të transmetimit. Dështim i rëndë me impakt të drejtpërdrejt te qytetari dhe mosreduktimi i humbjeve të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Kryeministri i dështimeve në këto 10 vite sigurisht që nuk flet dot për to, por përpiqet të shpikë faktorë të tjerë dhe ndërkohë punon për t’ia ngulur thikën e gjithë kësaj krize që në themel ka dështimet e tij dhe korrupsionin e pamatë, ta transferojë në kurriz të qytetarëve dhe duke mashtruar se nuk do prekë konsum familjarë. Jo, do t' prekë seriozisht ata dhe biznesin dhe sipërmarrjet që do kenë riskun e falimentimit për shkak të rritjes së kostove të energjisë”, deklaroi Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...