'Do vendosin primaret'/ Berisha: Po ecet drejt një kandidati të vetëm

E Enjte, 06 October 2022 14:31

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi përpara sallës së Kuvendit se po shkohet drejt kandidatëve të përbashkët me aleatët për zgjedhjet lokale.

“Kam takuar zotin Ilir Meta dhe Petrit Vasili. Kam takuar edhe kryetarët e partive opozitare, zotin Mediu, Dule, Duka dhe Dashamir Shehi.

 

Konstatoj që realisht po ecet drejt një kandidati të vetëm. Unë falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit, të gjithë aleatët për qëllimet e tyre pozitive që opozita të paraqitet në këto zgjedhje me një kandidat të vetëm.

Ndërkohë gjatë ditëve në vijim, do takoj të gjithë forcat politike që kanë pasur aktivitet elektoral, por që nuk janë në parlament. Edhe me ata do përpiqem të gjej një zgjidhje që të shkohet me një front të përbashkët në zgjedhje.

Çdo deputet është i ftuar të kandidojë po të dojë, dhe të inkurajojë të tjerë të kandidojë. Ju garantoj se kryesia, përveç rasteve të jashtëzakonshme, nuk do bëjë përzgjedhje eliminuese, por do jenë primaret. Ne kemi premtuar ndryshimin, ne do sjellim ndryshimin. Do jenë primaret që do vendosin, jo kryesia dhe kryetari. Çdo deputet që dëshiron të kandidojë, është i ftuar të kandidojë.

Janë bërë takime dhe do bëhen takime. Zoti Paloka po merret intensivisht me këtë. Por jo vetëm ai. Janë të hapura të gjitha dyert e komunikimit. Kjo ftesa ime publike është rasti i fundit. Ne mirëpresim çdo lloj sugjerimi.

Nuk është kjo një garë që e trajton lidershipi i PD. Kjo është një garë që e përcaktojnë primaret. Ne premtuan se do sjellim ndryshimin. Në këto primare do votojnë edhe simpatizantët. U kërkova edhe aleatëve që të bëjnë lista dhe të votojnë edhe anëtarët e tyre me barazi të plotë,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...