Gara për zgjedhjet lokale, Berisha përjashton Bashën: Që të gjithë pjesë, përveç atij që është i izoluar

E Enjte, 06 October 2022 14:33

 

Kryetari i PD-së e vlerësoi sot bashkëpunimin me aleatët e PD-së për zgjedhjen e një kandidati të përbashkët për zgjedhjet lokale dhe sidomos rëndësinë e primareve në evidentimin e kandidatëve. Sipas Berishës, gjithkush është i ftuar në këtë proces, me përjashtim të njerit, duke aluduar për ish-Kryetarin Lulzim Basha dhe duke e veçuar madje edhe nga grupimi që e mbështet

Në hyrje të Kuvendit, Berisha iu përgjigj interesit të gazetarëve: “Formë më demokratike dhe civile sesa forma e një gare të hapur nuk mund të afrojë kush dhe ne po e afrojmë, - tha Kryetari i PD. - Ne u zotuam para qytetarëve shqiptarë se do të sjellim ndryshimin dhe e sollëm ndryshimin. Në këto primare do të votojnë anëtarësia, por edhe simpatizantët dhe unë u kërkova partive aleate bëni lista që të votojnë anëtarët dhe simpatizantët e tyre njëlloj, me barazi të plotë.

 

Pyetje: Po nëse nuk ju bashkohen edhe deputetët e palës tjetër?

Berisha: Gjersa gjithçka është e hapur, unë nuk shoh arsye pse ata të mos bashkohen në proces. Që të gjithë mund të marrin pjesë vetë, përveç njërit. Të jem i sinqertë me ju.

Pyetje: Cili është ai?

Berisha: Ai ka problemin e vet, e dini ju, të mos merrem me të këtu. E merrni me mend ju, s’ka nevojë. Jo, grupin tjetër nuk e implikoj, asnjë njeri nuk implikoj me atë. Ai është vetëm është i izoluar. Ai ka problemin, ta qartësojë problemin se është shumë serioz.

Pyetje: I izoluar? Po zoti Basha vijon takimet nga veriu në jug me kryetarët e degëve dhe tani do të nisë takime të tjera, kshtu tha zoti Alibeaj.

Berisha (qesh): Mirë, se ç’thotë zoti Alibeaj është tjetër punë. Po unë mund t’i them zotit Alibeaj se nuk është shumë e përshtatshme të bëhet zëdhënësi i tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...