Berisha i përplas socialistëve, dëshminë: Po, do të vijmë! Opozita ecën e sigurt drejt fitores!

E Enjte, 06 October 2022 15:45

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar sot në Kuvend se opozita do të vijë shumë shpejt në pushtet dhe ka ngritur si dëshmi, të dhënat e fundit të një sondazhi të Terra World "Kush e fiton duelin", të cilin ia tregoi së pari ministres Elisa Spiropali, me të cilën debatoi dhe më pas të gjithë socialistëve në sallë.

“Asnjë fjalë nuk u tha këtu për faktet konkrete që paraqita, vjedhjet dhe abuzimet e tmerrshme që bëhen me fondet e qeverisë dhe që janë vetëm e ajsbergut, - tha Berisha. - Po të jem i sinqertë, për herë të parë në këtë platformë, zonja tha një të vërtetë: Tha që “do vish”. Po! Ja ku është! (Tregon grafikun në Ipad). E fundit. Ja ku është e fundit. Do të vijmë! Opozita ecën e sigurt drejt fitores. Po, po, Hulusi je i përkohshëm fare, do të ikësh para se të kujtohesh”, iu drejtua kryedemokrati edhe ministrit të Drejtësisë.

 

Berisha e vazhdoi debatin me socialistët edhe për çështjen e çmimit të energjisë, edhe të financimeve të huaja. Ai foli sërish me fakte:

“Do t’ju them për energjinë vetëm kaq: këta të cilët tatojnë biznesin me 225 lek kilovatin, kishën me 225 lekë, xhaminë me 225 lekë, teqenë e Kulmakut me 225 lekë - këta janë borxhli 200 milionë dollarë OSSH-së. Të gjitha institucionet të marra së bashku! Dhe ky është një abuzim i tmerrshëm. Dhe këto 200 milionë lekë, i paguan kisha për ju, i paguajnë furrat e bukës për ju, i paguajnë më të varfrit e kësaj Shqipërie, ndërsa ju ato para, 200 milionë, i përdorni për ahengje, i përdorni për udhëtime, për lukse dhe kjo është e vërteta. Kjo është e vërteta.

Lidhur me problemet që shtroi z. Pandeli, në mënyrë absolute, kurrë, PD-ja nuk ka marrë një qindarkë dhe nuk mund të marrë kurrë nga një vend të cilin ajo e ka pozicionuar gjithnjë si një armik të çështjes kombëtare shqiptare. Ka ndodhur, është e vërtetë, ka ndodhur që ish-Kryetari i saj është akuzuar njëherë nga media dhe tani së fundmi, nga raport zyrtar i komunitetit të inteligjencës së SHBA.

Për këtë është ngritur një komision që do të bëjë hetim gjithçka, por mos harro dosjen e hetimit e mbylli Edi Rama, e mbylli Ëngjëll Agaçi dhe mjafton të lexosh vendimin e mbylljes e kupton sa qesharak, sa të pacipë, sa të përciptë kanë qenë në hetimin e një çështjeje që Edi Rama e dinte se janë para ruse. E kishte deklaruar. E bëri këtë për të kapur peng Bashën apo për shkak të dosjes Njitrokin, koha do ta provojë,” theksoi Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...