‘Eshtë Fake News’, Partia e Lirisë: Meta s’është ndaluar për Kongresin e Partisë Socialiste Europiane

E Enjte, 06 October 2022 15:46

 

Partia e Lirisë ka mohuar lajmin që qarkulloi në media se kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ndalohet pjesëmarrja në Kongresin e Partisë Socialiste Europiane.

“Lajmi nuk është i vërtetë”, thuhet nga Partia e Lirisë. “Eshtë një fake news”.

 

Sekretari i Përgjithshëm i PL Tedi Blushi ka ndarë një postim në rrjetet sociale.

Reagimi i plotë:

REAGIM PER MEDIAT I PARTISË SË LIRISË

❌ ËSHTË GËNJESHTËR!

❌ ËSHTË "FAKE NEWS"!

Një rast flagrant, për të ardhur keq, se si në mungesë të theksuar profesionalizmi, një media e kapur dhe në shërbim 24/24 të propagandës së fëlliqur të Qeverisë, dezinformon hapur duke gënjyer ditën për diell lexuesit, me një mashtrim kaq të trashë.

Ilir Meta as ka kërkuar të shkojë i ftuar diku në Berlin dhe as ka kërkuar ndonjë ftesë se ka punë shumë të rëndësishme në Shqipëri!

Email që pretendohet nuk është çuar në adresën e Partisë së Lirisë, por në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., në email të Ralf Gjonit dhe adresën fake të Monika Kryemadhit, që nuk ekziston: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it..

Asnjë surprizë nga një portal i ulur në gjunjë para Edi Ramës, i financuar nga paratë që qelben erë incenerator, mafie vendase dhe italiane!

Dhe nëse ky "Fake Neës" nuk është produkt i tyre le të tregojnë emrin e "gjermanit" që ja u ka servirur, i cili me siguri duhet të jetë ndonjë nga ata qejflinjtë e eurove që financohen me fondet e kartelit Sinaloa!

Edhe shtyllës së turpit do t'i vinte ndot të publikonte një gënjeshtër kaq të pështirë!

Ndaj këtë "Fake Neës" merreni, bëjeni shuk dhe futjani Edvinit dhe Taos atje ku u shijon më shumë!

Dhe mos harroni: Refuzoni të ndotni sytë duke lexuar të tilla portale të mbushura me gënjeshtra!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...