Berisha, besim absolut te gratë e vajzat: Kandidoni për kryetare bashkish, elektorati shqiptar ju pëlqen më shumë se burrat!

Diel, 09 October 2022 12:56

Berisha tha në një konferencë sot në Tiranë se “një nga ndryshimet më të thella që mund të shënojmë ne, është ridimensionimi i rolit të gruas në PD, në jetën politike të saj dhe të Shqipërisë.

 Kjo jo vetëm për një parim të barazisë dhe të shembjes së murit të patriarkisë – por dhe në aspektin elektoral gratë dhe vajzat janë konstituenca më e madhe e shqiptarëve. Ato nuk janë vetëm numerikisht më e madhja, por ato janë në një aspekt, në rrafsh elektoral, edhe cilësisht më e madhja. Fjala e tyre, përkushtimi i tyre është më i efektshëm.

Së fundmi, duhet t’ju rikujtoj këtu se “pollet” dëshmojnë se publiku shqiptar pëlqen qartësisht më shumë deputetët gra se sa burra. Ndaj dhe unë e çmoj shumë këtë ndihmë në këtë fushë të miqve tanë të cilët fituan me një zonjë kryetare, së cilës i uroj nga zemra sukseset më të mëdha në drejtimin e Suedisë.”

“Të frymëzuar dhe nga kjo valë ndryshimi, nga kjo erë ndryshimi që fryn në Europë, le të vazhdojmë këtë betejë dhe ju siguroj se me çdo ndryshim, ne afrohemi gjithnjë e më shumë drejt fitores. Ju uroj suksese.

Ju ftoj me kurajo, të kandidoni për qytetare të para të bashkive të vendit, të inkurajoni shoqet tuaja që i njihni, që ua njihni aftësinë, talentin, të kandidojnë. Jam shumë i sigurt se elektorati do t’ju mirëpresë ju më shumë, se të themi gjininë tjetër. “

Në kuadër të zgjedhjeve vendore, Kryetari i PD-së Sali Berisha mori pjesë në konferencën e mbështetur nga Fondacioni "Hjarl Hjalmarson" i partisë simotër suedeze "Moderaterna".

Pjesë e ekipit suedez ishin: Gustav Gothberg, deputet I Parlamentit Suedez; Asa Coenraads, ish deputete e Parlamentit Suedez dhe Andreas Celan, pjesë e Fondacionit Jarl Hjalmarson.

Temat që u trajtuan:"Gratë kandidate dhe fituese” drejtuar nga deputetja Albana Vokshi, Kryetare e Lidhjes Demokratike te Gruas së Shqipërisë dhe “Skuadra fituese e një fushate të suksesshme" per drejtuesit e Tiranës , nga ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...