'PD ka program të shkëlqyer, miqtë tanë po kthehen në pushtet në Europë, ngopje dhe mërzi nga qeveritë e majta'

Diel, 09 October 2022 13:00

Sali Berisha: “Ne vendosëm primaret për zgjedhjen e qeveritarëve vendore. Në standardet më të mira ata do të zgjidhen nga anëtarët dhe mbështetësit tanë dhe i japim fund kryetaro-kracisë si një rrugë e sigurt për të shmangur autokracinë në parti dhe vend në të.

 
 Por këto ndryshime janë të rëndësishme. Jemi sot opozitë e vërtetë. Përballemi çdo ditë me qeverinë. Dhe kjo jo si në qëllim në vetvete por për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar dhe për të shpalosur alternativën tonë. Të gjitha këto më duhet t’ju them janë ndryshime shumë pozitive, por nuk mjaftojnë për të fituar ne.
 
Nga ne kërkohen ndryshime të tjera të thella. Dhe një nga ndryshimet më të thella që mund të shënojmë ne është ridimensionimi i rolit të gruas në PD, në jetën politike të saj dhe të Shqipërisë.
Kjo jo vetëm për një parim të barazisë dhe të shembjes së murit të patriarkisë – por dhe në aspektin elektoral gratë dhe vajzat janë konstituenca më e madhe e shqiptarëve. Ajo nuk janë vetëm numerikisht më e madhja, por ato janë në një aspekt, në rrafsh elektoral, edhe cilësisht më e madhja.

Fjala e tyre, përkushtimi i tyre është më i efektshëm. Së fundmi, duhet t’ju rikujtoj këtu se “pollet” dëshmojnë se publiku shqiptar pëlqen qartësisht më shumë deputetët gra se sa burra. Ndaj dhe unë e çmoj shumë këtë ndihmë në këtë fushë të miqve tanë të cilët fituan me një zonjë kryetare, së cilës i uroj nga zemra sukseset më të mëdha në drejtimin e Suedisë.

Kjo konferencë e organizuar nga Albana Vokshi, kryetarja e LDG dhe Gerti Bogdani, anëtar i këshillit Kombëtar, ka një rëndësi shumë të madhe për ne, pikërisht se përqendrohet në dy çështjet themelore tonat: në rolin e gruas në këtë moment kritik të PD-së dhe në rolin e strukturave tona në fushatën elektorale dhe në administrimin e votës.

Ne kemi një udhë jo të lehtë për të bërë drejt fitores, por ne fitoren e kemi në dorë vetë. Në rast se vazhdojmë serinë e ndryshimeve pozitive që pret shoqëria shqiptare nga ne, ne kemi të gjithë trashëgiminë, kemi të gjithë programin për të ardhmen për t’u dhënë përgjigjen më të shkëlqyer sfidave që na presin; kemi miqtë tanë që fatmirësisht po kthehen në pushtet në të gjitha anët e Europës, në Suedi, në Itali, në Bullgari. 

E pamohueshme se shoqëritë janë ngopur dhe mërzitur me qeveritë e majta, të cilat kanë hipokrizinë dhe demagogjinë si armë të tyre kryesore, përkundrejt nesh që kemi vlerat dhe kemi qytetarin të parin.

Ndaj dhe të frymëzuar dhe nga kjo valë ndryshimi, nga kjo erë ndryshimi që fryn në Europë, le të vazhdojmë ne këtë betejë dhe ju siguroj se me çdo ndryshim, ne afrohemi gjithnjë e më shumë drejt fitores.

Ju uroj suksese. Ju ftoj ju, me kurajo, të kandidoni për qytetare të para të bashkive të vendit, të inkurajoni shoqet tuaj, që ju i njihni, ua njihni aftësinë talentin, të kandidojnë. Jam shumë i sigurt se elektorali do t’ju mirëpresë ju më shumë se të themi, gjininë tjetër. Faleminderit shumë."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...