Berisha: Në PS s'votohet, Rama ktheu modelin e Enver Hoxhës, kurse PD me primaret i jep fund kryetarokracisë

Diel, 09 October 2022 13:03

“Në një vit, me përpjekje të jashtëzakonshme, kemi shënuar arritje substanciale për t’u paraqitur parti e ndryshuar para shqiptarëve. Kemi vendosur votën si dhe vullnetin e anëtarëve tanë si përcaktuese për drejtuesit lokalë dhe qendrorë të PD-së.

 Në këto vite, ju jeni dëshmitarë që ajo u shkatërrua në mënyrën më katastrofale, është vota. Vota në shoqërinë shqiptare e dhunuar nga Qeveria, e cila në çdo fushatë elektorale paraqitej si shtet elektoral. Si shtet elektoral! Paraqitej me banda, me para droge, krimi në blerje votash. Por dua ta pranoj në mënyrë të padiskutueshme, vota u ndrydh dhe pësoi deformime të mëdha dhe në opozitë.
 
 Sot Partia Socialiste nuk voton më për asnjë të zgjedhur të saj. Më së fundi Edi Rama hoqi votën për kryetarët e degëve të PS-së dhe riktheu absolutisht modelin tipik të Enver Hoxhës, në cilin ishin Sekretari i Parë i Komitetit Qendror dhe Byroja ata që emëronin kryetarët e Partisë së Punës në rrethe.
Por këto qëndrime ndaj votës ndikuan në partinë tonë, në mënyrë të pamohueshme. Besoj se ne së bashku vendosëm një standard të ri këtë vit, vendosëm një standard duke votuar. Ne kemi votuar këtë vit sa asnjë parti tjetër dhe më shumë se kurrë në historinë tonë. Dhe kemi bërë mirë. Pra, ne jemi paraqitur në këtë kontekst, një parti e ndryshuar. Ne vendosëm primaret për zgjedhjen e qeveritarëve vendore. Në standardet më të mira ata do të zgjidhen nga anëtarët dhe mbështetësit tanë dhe i japim fund kryetaro-kracisë si një rrugë e sigurt për të shmangur autokracinë në parti dhe vend në të ardhmen."
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...