'Alqi Bllako të rikthehet në qeli', SPAK ankimon vendimin e lirimit

Hënë, 10 October 2022 12:09

Prokuroria e Posaçme ka ankimuar vendimin e GJKKO, e cila ka liruar nga qelia të enjten e kaluar ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako, të akuzuar për aferën e inceneratorëve.

SPAK ka ankimuar vendimin në Apelin e Posaçëm, ndërsa ish-deputeti Bllako nga enjtja po qëndron në ‘arrest shtëpie’, teksa ndodhej në qeli pas akuzave për korrupsion me inceneratorin e Fierit. Sipas organit të akuzës, nuk ekzistojnë kushtet për lirimin e ish-deputetit, por ky qëndrim nuk u mor parasysh nga GJKKO.

Gjykata e Posaçme vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie" ndaj ish-deputetit Bllako më 6 tetor 2022, vetëm 6 muaj pas arrestimit për skandalin e incineratorëve.
 

Vendimi u dha nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila kishte dhënë më parë edhe vendimin e arrestit për ish-funksionarin socialist.

 
Avokatët e tij kërkuan zëvendësimin e masës arrest me burg në "arrest shtëpie" me argumentin se i pandehuri ka fëmijë të mitur dhe gjykata e pranoi.

Ndërkohë Gjykata e Lartë vendosi që ish Ministri i Mjedisit Lefter Koka të mbahet në burg deri në përfundim të hetimit dhe gjykimit ndaj tij për çështjen e incineratorëve.

Opozita thotë se lirimi i Alqi Bllakos është bërë pasi shantazhoi Ramën e Erion Velinë se do të fliste.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...