Berisha i përgjigjet Ramës: Akademia ishte një institucion i diktaturës dhe i falsifikimit të historisë

Hënë, 10 October 2022 16:42

“Por sot është një datë tjetër. Sot, nomenklatura e shtetit monist, po kremton 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave. Sot, në këtë 50-vjetor, pasardhësi i nomenklaturës së vjetër, mbajti një fjalim, në të cilin vazhdoi falsifikimin e turpshëm të historisë.

 
 
 E vërteta më e hidhur është se akademia ishte një institucion i diktaturës, i falsifikimit të historisë, që mbante për filozofi kryesore, filozofinë marksist-komuniste. Nga kjo akademi, që sot Rama i thur lavde, asaj dhe etërve të tij, u elaborua falsifikimet më monstruoze të historisë sonë kombëtare.
 

Nga kjo akademi, u himnizuan antivlerat. Në veprat e saj spikati mashtrimi, në shumë prej tyre, spikati glorifikimi i të keqes dhe diktatorit. Akademia është bashkëfajtore për tiraninë hiperkolektiviste që vendosi diktatori në Shqipëri. Tirani, e cila erdhi si rezultat i hiperkolektivizmit total.

Unë po u kthej shqiptarëve një moment: në vitin 1989, kur Ramiz Alia paraqiti në plenum një variant të vetëadministrimit jugosllav dhe rikthimit të kecit dhe qengjit, takoj një profesore dhe i drejtoj një pyetje: ka syth nga tregu në fjalimet e Ramiz Alisë. ‘Doktor, më thotë, unë po mbroj tezën kundër ekonomisë së tregut,’ më thotë. Tezën ia drejtonte një sovjetik i damkosur i Akademisë së Shkencave.

Ata me mbështetjen e madhe që i jepnin proceseve ose hiperkolektivizmit dhe deformimit të historisë, ata luajtën një rol negativ të dorës së parë. Sot është koha jo të lavdërohen, por të denoncohen me të madhe si akte ndër më të rëndat ndaj shqiptarëve,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...