Alabar ka vetëm 40% të 'guackës' së Durrësit. Kush e kontrollon investitorin strategjik?

E mërkurë, 12 October 2022 14:35


Qendra Kombëtare e Biznesit, pas dy refuzimeve radhazi ka regjistruar një prej përfituesve të kompanisë e cila do të ndërtojë Portin e Jahteve në Durrës. Biznesmeni Mohamed El Alabar rezulton se është pronar i 40 përqind të aksioneve të “North East Real Estate Holding”, ndërkohë pronësia e pjesës tjetër mbetet mister.


Pas dy refuzimeve të njëpasnjëshme, Qendra Kombëtare e Biznesit ka regjistruar të paktën një prej përfituesve fundorë të kompanisë “Eagle Hills Real Estate Development”, e cila ka siguruar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e Portit të Jahteve në Durrës.

Biznesmeni Mohamed El Alabar rezulton se është pronar i 40 përqind të aksioneve të shoqërisë mëmë “North East Real Estate Holding”.

Ndërkohë, vijon të mbetet mister se kush zotëron pjesën tjetër të paketës financiare, rreth 60 përqind të aksioneve, të cilat përbëjnë edhe shumicën vendimmarrëse të kompanisë.

Kur kryeministri Edi Rama prezantoi për herë të parë projekt-idenë e Portit të Jahteve në Durrës, ai deklaroi se investimi do të kryhej nga kompania e mirënjohur nga Dubai, “EMMAR”, e cila është në pronësi të Mohamed El Alabar.

Por, dokumentat zyrtare tregojnë se El Alabar nuk ka preferuar të përfshijë gjigantin e tij “Emar” në këtë operacion të dyshimtë biznesi në Shqipëri.

El Alabar, së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar, krijuan kompaninë guackë “North East Real Estate” për të realizuar, atë që kryeministri e konsideron si investim 2 miliardë dollarë në Portin e Durrësit.

Forcat opozitare, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, e kanë konsideruar projektin e Portit të Jahteve një aferë gjigande pastrimi parash, duke ngritur dyshime për përfshirje të personave me rekorde kriminale që janë rezidentë në Dubai.

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje më shumë se njëherë biznesmenit Mohamed El Alabar që të tërhiqet nga ai që e konsideron si projekt mafioz i Edi Ramës.

Në të njëjtën linjë, edhe drejtuesit e Partisë së Lirisë e kanë konsideruar projektin e Portit të Jahteve si një skemë piramidale.

Në 2 dhjetor 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike nën drejtimin e Edi Ramës, i dha statusin e investitorit strategjik për zhvillimin e projektit “Durrës Jaht Marina” kompanisë “Symphony Real Estate Development”, në pronësi të një shoqërie të regjistruar në ishujt Kajman.

Menjëherë pas këtij vendimi, kompania përfituese e statusit ndryshon pronësinë, duke kaluar në favor të ‘North East Real Estate Development”, për të cilën nuk dihen pronarët që zotërojnë shumicën vendimmarrëse të saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...