PD: Putrat e 'tigrit' Arben Ahmetaj në shtet dhe xhepat e shqiptarëve: Tri kallëzimet që SPAK i shpërfill

E mërkurë, 12 October 2022 14:36


"Pas Alqi Bllakos, që "u qeras" me arrest shtëpie megjithëse numri i veprave penale të tij është i gjatë sa një listë hitparade në MTV, radhën e ka sot "tigri i korrupsionit", ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj": kështu e vazhdoi sot, serinë e denoncimeve, Partia Demokratike.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, z. Jamarbër Malltezi, dha një deklaratë në të cilën u tregua shumë specifik lidhur me ish-Zv.Kryeministrin që Rama e nxori në hije.


Malltezi tha se janë tre kallëzimet penale ndaj Arben Ahmetaj:

1. Shpërdorim i Detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
2. Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal;
3. Krijimi grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 28, pika 4, dhe neni 333a dhe 334 të Kodit Penal;

Është fakt se në dy ministri të ndryshme, Arben Ahmetaj ka pranuar, dhe më pas ka firmosur, financimin me 53 milionë euro për incineratorët e Elbasanit dhe Fierit. Arben Ahmetaj ka miratuar modelin financiar për inceneratorin e Tiranës. Dy nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për rastin e Tiranës janë të emëruar nga Arben Ahmetaj.

Është fakt që në kohën e vlerësimit të ofertave për Tiranën, Arben Ahmetaj ishte me pushime me 2 nga pronarët e ardhshëm të inceneratorit të Tiranës, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Per kete ekziston vendimi i Gjykatës se Kumanoves, ku Ahmetaj u aksidentua se bashku me Mirel Mertirin. Ahmetaj nuk e ka mohuar kurre aksidentin, por nuk ka dhene asnjehere shpjegime per marredhinien me Mertirin.

Gjithashtu Ahmetaj ka patur ortakeri me Mirel Mertirin dhe Klodian Zoton ne kompanine e tij "Hermes".

Arben Ahmetaj gjithashtu ka angazhuar fondet buxhetore duke garantuar mbeshtetje buxhetore per Inceneratorin e Tiranes, dhe duke ja kaluar te gjithe riskun shtetit, duke garantuar cdo qindarke per Koncensionarin e Tiranes.

Partia Demokratike e ka denoncuar vazhdimisht putrën e tigrit në dokumente e shtetit dhe në xhepat e shqiptarëve.

SPAK, jo nga frika prej tigrit, por prej shefit të tij, i ka shpërfillur provat duke e lënë veten të ekspozuar ndaj dyshimeve të publikut.

Vjedhja me djegësat në tre qytete kryesore të Shqipërisë vazhdon si të ishte një orë e pagabueshme zvicerane. Pronarët janë në kërkim, por paratë i marrin. Paratë merren, por inceneratori i Tiranës nuk ekziston, dhe i Elbasanit nuk punon.

Ku shkojnë paratë, atëherë? Sa herë që kërkojmë emrin e atij që është në krye të punëve, na del Edi Rama. Nëse, siç thotë vetë naltgjatësia e tij, përgjegjësitë nuk janë kolektive, atëherë barra për kolektivin e prishur e të korruptuar i takon përgjegjësit.

Prapë na del emri i Edi Ramës. Por, në radarin e SPAK, aspak!"

Modifikuar më E mërkurë, 12 October 2022 14:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...