Berisha: Rama bëri skandal në Këshillin e Europës! Eurodeputeti i tha se ‘pse ke frikë nga hetimi’

E mërkurë, 12 October 2022 18:05

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi nga Vau i Dejës kryeministrin Rama duke e quajtur anti-shqiptar. Berisha tha se Rama në Këshillin e Europës bëri skandal ndërsa shtoi se përfaqësuesi i Rumanisë i tha kreut të qeverisë ‘pse ke frikë nga hetimi’.

Kosova jep 400 euro për një hektarë grurë. Këta deklaruan se do të japin 30 mln dhe nuk kanë dhënë asgjë sot. Këta deklaruan se do të japin naftën, dhe këtë e shpërndajnë sipas kritereve politike. Ne prodhojmë 1 mln ton naftë në vit, ne prodhojmë më shumë seç konsumojmë naftë, megjithatë ne e kemi çmimin më të lartë se Zvicra dhe Suedia, që kanë të ardhura shumë më të larta se ne.

 
 
 Po pse e kemi ne, e kemi sepse Edi Rama ka vendosur mbi naftën taksën më absurde, një taksë e cila është e barabartë me çmimin që shitet në pompat e naftës në SHBA dhe Kanada, 1.2 euro. Përveç kësaj, 250 mijë ton naftë futet kontrabandë. Absolutisht çdo ton e fut qeveria. Nuk mund të bësh kontrabandë nafte, po nuk e bëri qeveria. Nafta hyn me anije, me peshkarexhat e qeverisë, shkarkohet në portin e qeverisë dhe shqiptarët e paguajnë naftën me çmimin më të lartë.
 Të gjitha këto janë një apel për ne, që ti presim sa më parë biletën kësaj qeverie. Tani edhe një gjë, Bushatin, Shkodrën, Shqipërinë e kanë bërë shqiptarët që e duan Shqipërinë.Edi Rama në rrafshin kombëtar është një anti shqiptar i cili në 100 vite ka shok vetëm Enver Hoxhën në aspekte ç’njerëzore, kurse ai kishte nacional-komunizëm, ndërsa Edi Rama është shdërruar në një vasal tërësisht të Vuçiçit por edhe të atyre që u shërbejnë për pushtet dhe njëri prej tyre është presidenti i Turqisë, Erdogan.

Më thoni ju mua. Ishte sot në Këshillin e Europën dhe mbajti fjalimin. Iu ngrit përfaqësuesi i Rumanisë dhe i tha; ne jemi asamble parlamentare, nuk jemi prokurori këtu, prandaj tha se pse ke frikë ti nga hetimi. Në fakt ai e kishte për udhëheqjen politike të Kosovës.

Ju them një gjë, nëse Hashim Thaçi u zbrit nga avioni, shkaku kryesor janë qëndrimet e Edi Ramës dhe enturazhit të tij të cilët vraponin për të bllokuar gjykatën.

Dhe tani sot, përsëri bëri skandalin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, dhe u ngrit tjetri e tha ke gabuar adresën, nuk jemi ne prokurori, por deputet. Ai i tha se ky ‘Ballkani i Hapur’ që ti e promovon këtu është kundër Kosovës, nuk e pranon Kosova. Pra, kudo që udhëton, udhëton si një anti shqiptar i mirëfilltë.”-tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...