Kjo është hera e dytë që Edi Rama i manipulon shqiptarët e Kosovës

E mërkurë, 12 October 2022 21:37
 

 

Analisti i njohur nga Kosova, Berat Buzhala, në një shkrim për portalin Nacionale, shkruan se fjalimi i djeshëm i Edi Ramës në Këshillin e Europës i shërben më së shumti mikut të tij, Aleksandar Vuçiç.

“Rama ishte kirurgjikisht i kujdesshëm që ta kursente Serbinë e sotshme prej çfarëdo analogjie me Rusinë, apo edhe me krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë. Kur foli për luftën në Kosovë ai tha se përgjegjës ishte “kasapi” Millosheviç, që, sipas fjalëve të Ramës, e kishte “pushtuar karrigen e komandantit të përgjithshëm të ushtrisë”. Grgrggr.



Duhesh të jesh tepër tolerant dhe shpërfillës ndaj fakteve dhe ndaj historisë për të arritur në këtë konstatim. Serbia, përveç që e ka Presidentin e vendit të përfshirë direkt në krime të luftës në Kosovë, ministër të Punëve të Brendshme e ka Aleksandër Vulinin, një fashist dhe racist të ndyrë. Ta quash Vulinin qoftë edhe vetëm si pro-rus, çfarë edhe është, është shfajësim për të. Vulin është shumë më shumë se sa vetëm aq. E gjithë nomenklatura politike e Serbisë së sotshme i ka rrënjët në Serbinë e djeshme.

Pastaj, të thuash që Millosheviç e kishte pushtuar karrigen e komandantit të përgjithshëm të ushtrisë, është, në rastin më të mirë mungesë totale e njohjes së realitetit në Ballkan në vitet e 90’ta, kurse në rastin më të keq tendencë për të shtrembëruar qëllimshëm historinë në dëm të shqiptarëve. Millosheviç kurrë nuk e ka pushtuar atë karrige. Ajo karrige i është dhënë atij me zgjedhje, me referendum dhe me pajtim të plotë të popullit serb. Sot e kësaj dite, askush që është në pushtet në Serbi, asnjë fjalë të keqe për vozhdin e tyre nuk e thonë. Vuçiç pati deklaruar që Millosheviç kishte gabuar taktikisht, sepse koha nuk kishte qënë e favorshme për Serbinë, por assesi nuk kishte gabuar në qëllimet që i kishte pasur.

Mos të harrojmë, Kisha Ortodokse e Serbisë, që është shtet paralel në Serbi, që në segmente të caktuara është më e fuqishme se sa vetë qeveria, dje e bekoi njërin prej kriminelëve më famëkeq të Serbisë, Vladimir Lazareviçin, të dënuar nga Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavinë. Unë e kuptoj dëshirën, le të themi deri diku benine të Ramës, për ta afruar Serbinë kah BE, por minimalisht një përpjekje e tillë është naive.

Rama goditi Serbinë me një grusht të pambukut edhe kur foli për Tribunalin Special. Si nëpër dhëmbë Rama e tha që prokurorët dhe diplomatët janë mburrur me raportin e Dick Marty’it si dhe e kanë furnizuar me dokumentacion prokurorinë e Tribunalit Special, e në ndërkohë nuk e kishte përfshirë në këtë fjalim një gjë tepër të rëndësishme: Shteti i Zvicrës ka deklaruar zyrtarisht se shërbimi sekret serb ka dashur të vrasë senatorin zviceran. Për këtë ka folur edhe vetë senatori Marty. Denoncimi me fakte, i këtij plani, në Këshill të Evropës do të ishte shumë më i fuqishëm se sa të flitej në mënyrë të vagullt për disa diplomatë serbë që mburren, a se prokuroria serbe i paska dhënë dokumente prokurorisë së Tribunalit Special.

Ramës i mungonte dëshira për ta tejkaluar ambicien e tij të një ‘lideri ballkanik”. Rama e di që ëndrra e tij për një udhëheqës të këtij rajoni mund të realizohet vetëm në bashkëpunim me Presidentin e Serbisë, prandaj kujdesej që ta kursente.

Nuk do ta merrja mundin që t’ia analizoja Ramës këtë fjalim, sikur reagimet në Kosovë të mos kishin qënë kaq ekzaltuese. Më duhet t’ua thyej zemrat të gjithë atyre që e ngritën në qiell kryeministrin e Shqipërisë, duke u thënë që Rama nuk u mor me fakte, por me letërsi.

Pjesën më të madhe të fjalimit të Ramës, në masë pothuajse 95 përqind, do t’ia kishte aprovuar edhe vetë Aleksandër Vuciç,” shkruan ai.

 
Modifikuar më E Enjte, 13 October 2022 13:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...