Vora dorëzohet fshehtas te Zoto, Bashkia jep miliona për plehrat

Saturday, 15 October 2022 15:10
 
 

Përmes një marrëveshjeje të fshehtë, Bashkia e Vorës, e drejtuar nga Blerim Shera, po paguan miliona për depozitimin e mbetjeve në landfillin e Klodian Zotos. Deri më tani janë kryer dy pagesa  me vlerë rreth 25 milionë leke të vjetra. Edhe pse akt- marrëveshja  me “Integrated Energji BV, është nënshkruar në qershor të këtij viti, Bashkia e Vorës është kujdesur të mos ketë asnjë gjurmë publike lidhur me detyrimet që ka ndaj kompanisë koncensionare

Bashkia e Vorës ka nisur të paguajë milionat e para për depozitimin e mbetjeve në landfillin privat të Klodian Zotos në Sharrë, bazuar në një akt-marrëveshje që është mbajtur sekret deri më tani.
 

Institucioni i drejtuar nga Blerim Shera ka kryer dy pagesa deri më tani, në korrik dhe shtator 2022, me vlerë totale rreth 25 milionë lekë të vjetra.

Sipas të dhënave të Thesarit të Shtetit, pagesat janë kryer në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar ndërmjet Bashkisë së Vorës dhe kompanisë koncesionare “Integrated Energy BV” në 23 qershor 2022.

Por, deri më tani, nuk ka asnjë gjurmë publike të kësaj marrëveshjeje dhe është e paqartë se çfarë detyrimesh ka Bashkia ndaj kompanisë private.

Bashkia e Vorës është njësia e radhës në Qarkun e Tiranës që detyrohet të nënshkruajë kontratë me shoqërinë e landfillit të Sharrës, e krijuar nga biznesmeni në kërkim, Klodian Zoto.

Më herët, Bashkitë e Durrësit, Shijakut e Kavajës, u detyruan që të dorëzojnë mbetjet urbane në landfillin e Sharrës, duke paguar shifrën e fryrë 29 euro për ton mbeturina.

Këshilli i Ministrave vendosi në fillim të këtij viti që të kryejë transferta qeveritare në favor të këtyre Bashkive, me qëllim që ato të paguanin faturat për kompaninë e Klodian Zotos, pas nënshkrimit të kontratave me kushte aspak favorizuese për institucionet publike.

Në progres-raportin e publikuar pak ditë më parë, Komisioni Europian ngriti sërish shqetësimin për praktikat e ndjekura nga qeveria shqiptare lidhur me procesin e incenerimit të mbetjeve urbane. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në një dalje publike me ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Kristiane Hohman, deklaroi se qeveria do të vijojë të kryejë pagesat për kompanitë kontroverse të landfillëve, megjithëse ato janë nën hetim për përfshirje në skemë gjigante pastrimi parash.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...