Mediat serbe: Vuçiç po planifikon të japë dorëheqje për shkak të Kosovës

Saturday, 15 October 2022 15:13

Danas citon Dragan J. Vuçiçeviç, kryeredaktor i “Informer”, i cili thotë se bashkëpunëtorët e Vuçiçit i kanë dhënë informacione se presidenti po planifikon të dorëhiqet.

 
“Ai planifikon të japë dorëheqjen për të lënë që ‘dikush tjetër’ të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të njohë pavarësinë e Kosovës. Në një situatë ku presioni ndaj Serbisë për t'u tërhequr është rritur, këto dy lëvizje do të ishin aq të mëdha sa shteti nuk mund t'i mbështesë”, tha Vuçiçeviç.
 
 
 

Ai ka kërkuar nga Vuçiç që të mos e bëjë këtë, duke thënë se një vendim i tillë është i dëmshëm për interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë.

Siç shkruan “Danas”, në rast se Vuçiç jep dorëheqje, ai zëvendësohet nga kryetari i Asamblesë Kombëtare për maksimumi tre muaj. Gjatë zëvendësimit, kryetari është i autorizuar të përfaqësojë Republikën e Serbisë brenda dhe jashtë vendit, të marrë letrat e tërheqjes dhe kredencialet nga përfaqësuesit e huaj diplomatikë, të shpallë zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare, të propozojë kandidatët për kryeministër në Kuvendin Popullor, për të ushtruar kompetenca në fushën e mbrojtjes së Republikës së Serbisë dhe për të komanduar ushtrinë serbe.

Shtetet kryesore evropiane si Franca e Gjermania e po ashtu edhe SHBA-ja e kanë rritur presionin ndaj Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë një marrëveshje, për ta përmbyllur procesin e dialogut, i cili ka nisur në vitin 2011.

Teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdimisht pohon se paqja në rajon do të arrihej vetëm nëse dialogu do të përmbyllej me njohje reciproke, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, vazhdimisht deklaron se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...