Kongresi i Socialistëve Europianë/ Rama sulmon BE, mbron Erdoganin

Saturday, 15 October 2022 15:16

“Kemi patur një eksperiencë të keqe me BE. Kur shpërtheu pandemia e koronavirusit, ne u lamë mënjanë. Ne vrapuam të gjenim vaksina. Pra u harruam, dhe nëse nuk do kishim mbështetjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, nuk do kishim vaksinuar askënd për një kohë të gjatë. Ishte një moment i frikshëm", tha Rama.

 
Rama u ndal edhe tek largimi i të rinjve jashtë vendit, duke e akuzuar Bashkimin Europain për standarde të dyfishta.
 
"Ka gjera që janë të tmerrshme vërtet, pasi ne nuk jemi të pasur, por në njërin krah po shohim të rinjtë tanë të largohen, sepse nuk po u jepet mundësia të kenë të njëjtin akses si sistemi arsimor i lartë europian. Por nga an tjetër shohim që ata që janë kualifikuar në Shqipëri, kërkohen të merren nga vendet e pasura. Ky është tregu, unë e kuptoj, por kjo duhet të ketë balancë në një formë, një solidaritet, pasi vendi ynë duhet të marrë diçka në këmbim, ne i ndihmojmë gjermanët nëse nuk kanë më të rinj të punojnë si infermierë apo doktorë, por ne duhet të ndihmohemi gjithashtu, nuk mund të funksionojë vetëm në një formë", tha Rama.
Krue i qeverisë shqiptare nënvizoi së fundmi Shqipëria është përfshirë edhe nga një sulm i rëndë kibernetik.

“Ne u përfshimë nga një sulm i rëndë kibernetik nga Republika Islamike e Iranit. Ky sulm donte shkatërrimin e plotë të sistemit tonë online, i cili është shumë i zhvilluar në vendin tonë”, tha Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...