‘Të plotësohen kërkesat’, Berisha thirrje qytetarëve të mbështesin pedagogët

Hënë, 17 October 2022 15:10
 

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ju ka dalë në mbrojtje pedagogëve.

Në  një deklaratë për mediat ai ka kërkuar kryesor realizimin e kërkesave të ligjshme të Sindikatës së Universiteteve si dhe ju ka bërë thirrje qytetarëve të përkrahin pedagogët.

 
 

Sali Berisha: Dua të përshëndes të gjithë ata pedagogë, punonjës të universiteteve dhe studentë që iu përgjigjen thirrjes së sindikatave për të nisur një grevë të fuqishme e cila ka objektiv kryesor realizimin e kërkesave të ligjshme të Sindikatës së Universiteteve. Pas qëndrimit cinik arrogant të qeverisë, Sindikata vendosi të thërrasë për bojkot të mësimeve në Universitetet e vendit. Ky vendim është vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm i cili synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona. Pedagog punonjësit e studentët po kërkojnë asgjë tjetër veçse ato që sot gëzojnë kolegë të tyre të Universitetit të Prishtinës.

 
 
 
 

"Sot në Universitetet e Prishtinës pagat janë afërsisht dy herë më larta se sa në Tiranë. Për shkak të rritjes së çmimeve qeveria në Kosovë vendosi të japë për çdo student 100 euro që ata të mund të përballojnë rritjen e çmimit të transportit dhe qerave. Shteti i Kosovës ka buxhet më të ulët se Shqipëria por në Shqipëri qindra milion euro vidhen për 3 djegësa që nuk ekzistojnë, vidhen miliona euro dhe shpërdorohen, 4 milion për xhepin dhe syrin e Ramës, për instalacion druri”. Punonjësit në Shqipëri po shndërrohen në fonde që vidhen nga qeveritarët. Kërkoj plotësimin e kërkesave të sindikatës. U bëj thirrje qytetarëve të mbështesin kauzën e drejtë të pedagogëve."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...