‘Bilance katastrofike’/ PL depoziton në Kuvend propozimet për ndryshimin e ligjit për energjinë e rinovueshme

Hënë, 17 October 2022 15:12

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar se kanë depozituar në Kuvend disa propozime për ndryshime të ligjit nr.7 për energjinë e rinovueshme.

Në konferencën për mediat, Meta tha se me këto ndryshime do ju jepej mundësi qytetarëve që të aplikonin energjinë e rinovueshme, për të shmangur humbjet në rrjet.

 

Meta: Iniciativa për të ndryshuar legjislacionin. I kemi depozituar në Kuvend në emër të Partisë së Lirisë, për t’i dhënë fund pengesave burokratike dhe korrupsionit të kudogjendur në të gjitha hallkat e institucioneve dhe për të shfrytëzuar burimet e reja energjetike, për të plotësuar nevojat tona në rritje për energji elektrike; Ndaj këto ndryshime synojnë liberalizimin e kapaciteteve për prodhimin e energjisë së rinovueshme, duke kërkuar ndryshime konkrete në ligjin për prodhimin e energjisë së rinovueshme.

Që përpara dy vitesh duhet të ishte kapaciteti i instaluar nga këto burime 500 Megavat. Jemi në bilance katastrofike, 20 herë më pak kapacitet i instaluar se para 2 vitesh. Jemi këtu se qeveria ka frenuar dhe dekeruajuar konsumatorët për të plotësuar kërkesat e tyre për energji. Propozimi për futjen në rrjet me pagesë nga impiantet fotovoltaike te familjarët do të krijojë pasoja pozitive dhe ulje e ngarkesave në rrjet dhe humbjet në rrjet, që shkojnë deri në 20%. Ndaj kemi paraqitur këto ndryshime në ligjin nr.7 të vitit 2017, për energjitë e rinovueshem dhe e kemi dorëzuar në Kuvend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...