Berisha: Bluzat e bardha të ngrihen në protestë, Rama po dërgon miliona te kompania e tij e djegësave

E mërkurë, 19 October 2022 14:44

 

Në fjalën e tij përpara grupit parlamentar demokrat, kryetari i PD, Sali Berisha, u bëri thirrje edhe bluzave të bardha të ngrihen në protesta.

“U bëj thirrje bluzave të bardha. Ky po e shkatërron sistemin e shëndetësisë. Po e shohin sistemin të shkatërrohen para syve të tyre. Duhet të ngrihen, të ngrihen fuqishëm.

 

Në vitin e pandemisë arritëm në katër vendet me vdekshmërinë më të lartë në botë. E gjithë kjo sepse drejtohemi nga njerëz injorante si ai dhe ministrja e tij. I lanë mjekët pa mbrojtje, pa maska, pa uniforma, të cilët krijuan bomba epidemiologjike.

Tani është koha që mjekët dhe infermierët, sanitarët dhe të gjithë, të mobilizohen. Pse ata duhet të marrin 50-60 përqind më pak se në Kosovë?

Kjo nuk është kurrë gjendja e Shqipërisë, por miliona disbursohen përditë te kompania e tyre, te kompania e djegësave. Kjo është kompania e tyre, e ministrave, absolutisht. Zoto e Gugalja janë thjesht administratorë, prandaj nuk arrestohen. Ata jo vetëm nuk arrestohen, por ka ndërhyrje të fuqishme. Edhe ata po përdorin teknikën Bllako, ose më hiq akuzën, ose do të flas.

Se po jepen paratë për njerëzit në kërkim. Po ndodh procesi njëlloj me Bllakon.

Pra, se thotë nuk kam para. Nuk ke para për rrogat e zjarrfikësve sepse vjedh me dhjetëra milionë me kompaninë tënde. Sepse kontrakton 6 milionë satelitët, se nuk mund të shohësh katet nga toka. Se blen instalacionin e drurit, nuk e bën askush në botë. Nuk kam lexuar që të blejë një sulltan, një diktator 4 milionë euro një gjë për syrin e tij.

Enver Hoxha ndërtoi vilën dhe nuk ka kushtuar kurrë më shumë se 3 milionë në atë kohë. Kurse ky blen instalacionin e drurit për t’u kënaqur pashai,” tha Berisha.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...