Berisha: Mbështesim lëvizjen sindikaliste të pedagogëve! Ne kemi axhendën tonë të protestave masive

E mërkurë, 19 October 2022 14:45

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha përpara ligjvënësve të partisë së tij, se ata mbështesin protestën sindikaliste të pedagogëve.

Por Berisha tha se kjo nuk është protestë e PD, pasi PD ka axhendën e saj të protestave masive.

 

“Ne duhet t’i dalim zot elitës së kombit. Duhet ta mbrojmë, ne jemi krenarë me ta. Ata kanë kontribute të jashtëzakonshme, janë personalitete që në kushte të vështira, kanë bërë maksimumin. Nuk mundet që me një rast të përlyejnë një botë akademike. Se është vetë i zhytur komplet. Ndaj ne duhet të bëjmë gjithçka për të mbrojtur elitën kombëtare, e cila është në një sulm amoral të paimagjinueshëm.

Sa i përket mbështetjes tonë, ajo është lëvizje sindikaliste dhe ne mbështesim çdo kauzë të drejtë.

Po të ishte lëvizja jonë, do e thonim me krenari sepse nuk kemi asnjë kompleks. Por ajo është lëvizje e sindikatave. Ndaj u them socialistëve që ne mbështesim kauzën tuaj, se ajo është kauzë e drejtë.

Për ne, universitetet janë një pasuri e paçmuar kombëtare. Nuk janë pasuri e Edi Ramës, nuk janë sarajet e Surrelit. Është një investim gjigant që kanë bërë shqiptarët për universitetet.

Nesër në parlament, kryeaxhenda duhet të jetë mbrojtja e elitës universitare dhe denoncimi i këtij agresioni, këtij sulmi ndaj tyre, përpjekjet për t’i përçarë, nuk mund të imagjinoni çfarë terrori ushtrohet për t’i përçarë.

Duke u shprehur solidaritetin, ne e mbështesim grevën e tyre të përgjithshme nesër”.

“Ne kemi axhendën tonë të protestave dhe po e përgatisim. Sot kam takim me krerët e PD në Tiranë dhe dy janë çështjet tona kryesore që do diskutojmë, primaret dhe protestat. Ne kemi axhendën tonë, sindikatat kanë të veten. Ne jemi parti politike dhe do mbushim rrugët dhe sheshet.

Se nuk mund të ecet në këtë mënyrë, kur interesat e qytetarëve shkelmohen çdo ditë, shqiptarët përzihen çdo ditë nga vendi i tyre, ligji nuk ekziston. Ne jemi në ballë dhe në krye të protestave popullore në mbrojtje të interesave qytetare,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...