Berisha paralajmëron Ramën: Që tani po mblidhen çertifikatat. Do ta paguash shtrenjtë prekjen e votës!

E mërkurë, 19 October 2022 21:29
 

Kryedemokrati Sali Berisha denoncoi gjatë takimit me kryetarët e degëve të Tiranës se ka filluar mbledhja e kartave të identitetit. 

Kreu i opozitës paralajmëroi Edi Ramën se do ta paguajë aq shtrenjtë prekjen e votës sa nuk mund ta imagjinojë. 

Berisha tha se PD nuk do asgjë tjetër përveçse të votojnë shqiptarët dhe vota të mos preket. 
 
 "Edi Rama nuk ka të ndalur. Duhet ta ndalim. Të jemi të përgatitur për një betejë. Këtu kemi kryetarin e ri të Forumit Rinor, kemi kryetarët e Forumeve. Në ballë të kësaj beteje do të jenë të rinjtë. Do të jemi të gjithë. këto dy fronte po shkojn ë drejt zgjedhjeve. Unë kam marrë informacion se kanë filluar që tani duke mbledhur çertifikatat. Unë do t’i them “mblidhi”, por në mënyrë absolute, ja ku jam këtu, do ta paguash aq shtrenjtë nqse prek votën sa nuk mund ta imagujinosh. Ka një kufi. Ne po votojmë vetë, po votojmë e po votojmë. Do t’i kthejmë shqiptarëve votën. Nqse ky armik i votës mendon prapë të vjedhë votën të presë të nesërmen, se ç’e pret. E them hapur. Ne votën nuk e dorëzojmë. Data 27 prill duhej të ishte data e kryengritjes më të fuqishme që ka njohur Shqipëria për votën sepse demokratët u përballën me shtetin elektoral, u përballën me ushtrinë e patronazhistëve terroristë të kuq. Po nuk nxori mend, unë i jap fjalën e nderit se do t’i japim përgjigjen më ekzemplare që nuk mund ta imagjinojë dhe do përgatitemi. Ne nuk duam asgjë tjetër, përveçse të votojnë shqiptarët".
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...