Berisha: Dy çështjet themelore të PD-së sot janë primaret dhe protestat

E mërkurë, 19 October 2022 20:20

Sipas tij, primaret dhe protestat janë themelore për PD-në dhe për vendin.

 “Sot dy janë çështjet më themelore të PD-së për veten dhe Shqipërinë, primaret dhe protestat. Unë kam bindjen se nga mëngjesi deri në darkë, shumica e atyre që ju takoni, u pyesin se ku i keni protestat, pse nuk ka, pse i shtytë protestat dhe ata kanë shumë të drejtë.

Nga ana tjetër ne vijmë si një forcë politike që kemi premtuar ndryshimin dhe konkretizojmë në këtë periudhë një hop të madh cilësor në ndryshim, është zbatimi i primareve në zgjedhjen e qytetarëve të parë dhe këshilltarëve, në mënyrë që zotimin para shtetasve tanë dhe shqiptarëve ta shndërrojmë në realitet, me gjithë vështirësitë, por me bindjen më të thellë se ky është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.Në këtë vend, vota u përjashtua nga partitë dhe nga shoqëria, prandaj rikthimi i saj është vendimtar për të ardhmen tonë dhe të Shqipërisë. Për një gjë ndihemi të lehtësuar. Kjo parti nga dhjetori deri më sot ka votuar më shumë se kurrë dhe kemi bërë shumë mirë dhe prapë nuk do të rreshtim përpjekjet për të konsoliduar votën e lirë, si shprehja e vullnetit të anëtarëve dhe mbështetësve tanë.

Kryesia ka diskutuar gjerësisht për rregulloren e primareve. Tani përgjegjësia kryesore shkon tek seksionet dhe ky është zhvillimi tjetër i besimit që ne tregojmë për kryetarët e seksioneve, sekretarët. Atyre, seksioni i organizimit do ju ndajë listat, do të jenë me dokumente zyrtare, mbi të cilat seksionet do të përcaktojnë simpatizantët dhe janë të mirëpritur të votojnë,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...