Baton Haxhiu: Alibeaj edhe teatralisht fajtor. Konjuktural që nuk frymëzon!

Saturday, 22 October 2022 08:19

Analisti Baton Haxhiu kritikon Enkelejd Alibeajn duke e quajtur konjuktural që nuk frymëzon dhe që këwrkon tw mbijetojw nw politikw me konjuktura.

Në Çim Peka Live, Baton Haxhiu tha se Alibeaj është edhe teatralisht fajtor, duke iu referuar shfaqjes së mbrëmjes së kaluar në Kuvend, ku u votua ligji për dosjet. Grupi i Alibeajt bashkoi votat me Edi Ramën.


18 deputetët që votuan me Ramën, tha analisti, nuk përfaqësojnë Partinë Demokratike, pasi nuk kanë mbështetje dhe nuk guxojnë të kandidojnë në zgjedhjet e pritshme.

E vetmja shpresë e tyre, tha ai, është ajo konjukturale, duke tentuar të eliminojnë politikisht Ilir Metën.

Baton Haxhiu: Kur je i pafuqishëm dhe nuk hyn dot në betejë, vjen modeli tjetër i njohur i eliminimit politik të strukturave dhe njerëzve, duke i hapur rrugë. Por nuk hapen rrugë duke mos patur frymëzim dhe duke mos patur diskurs se çfarë do të bësh për të ardhmen. Shikoni fjalorin e zotit Alibeaj, mënyrën se si flet, teatralisht i fajshëm. Dhe e dyta, pa fjalor politik nuk mundesh të bindësh askënd që amendamenti yt është në funksion të diçkaje, nëse ti nuk ke sqarim për të. Nëse je konjuktural dhe je i gjeneratës së re politike atëherë as nuk mund të jesh lider dhe as nuk mund t'i prish askujt. Nëse konjukturalisht ndërtohesh si lider, brenda konjukturës do të mbetesh. Grupi i PD po kërkon një hapësirë politike pa frymëzim. Vulën duan ta përdorin si një pikë reference të kthimit të tyre. Unë s'kam besuar se kjo gjeneratë e të rinjve mund ta humbë betejën me Sali Berishën. Me 80 vjet me pas frymëzim, guxim dhe me dalë dhe duke qenë non grata fitoi betejën me djem të rinj. Çfarë do tani? Rikthim me konjuktura. Kjo është absurde. Ky është gabimi i kësaj gjenerate politike. Njerëzit që përfaqësojnë 18 deputetë janë asgjë tjetër përveçse konjukturalë, të pamotivuar dhe pa të ardhme. E ardhmja s'mund të jetë burokratike. Këta njerëz që përfaqësojnë grupin e PD, nuk përfaqësojnë asgjë, nuk janë frymëzues, nuk kanë fjalor, nuk janë e ardhmja për të cilët unë kam shpresuar. I kam dashur shumë, i kam përkrahur shumë. Por kjo që bëjnë me fjalorin e tyre, sidomos Alibeaj me këto paraqitjet e fundit. Strategjikisht këta e dinë që në zgjedhjet lokale nuk kanë as njerëz, as mundësi kandidimi dhe e kërkojnë shpresën te foltorja, te Sali Berisha dhe Ilir Meta. Po e projektojnë veten për të qenë brenda këtij sistemi, duan të marrin diçka nga Ilir Meta dhe Sali Berisha për zgjedhjet e përgjithshme që mund të jenë pjesë e politikës. Nuk i lihet një fjalor Alibeajt që të përfaqësojë grupin me këtë paraqitje. Këta janë njerëz konjuktural.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...