Skandali, FSHZH shpall fituese ofertën 200 mijë euro më të lartë. Tenderi për instalimin e impianteve të energjisë diellore

Saturday, 22 October 2022 08:23

Shpërdorimi me paranë publike nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit po shtrihet pothuajse në çdo tender.

 

Rasti më i fundit është në tenderin prej 1,7 milion eurosh për instalimin e impianteve të energjisë diellore me qëllim furnizimin me energji të ndërtesave publike, apo për ndriçimin rrugor.

 

Në garë kanë marrë pjesë 5 subjekte, ndërkohë që fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “HTM” sh.p.k. dhe “BE – IS” sh.p.k. me një ofertë prej 163,7 milion lekësh ose 1,4 milion euro, dhe që në fakt ka qenë oferta e tretë për nga çmimi.

Përpara saj janë të renditura oferta e bashkimit të operatorëve kryesuar nga “START CO” sh.p.k. me vlerë 139 milion lekë ose 1,2 milion euro, dhe ajo dhënë nga kompania “SIRETA” sh.p.k. me vlerë 144,4 milion lekë ose 1,25 milion euro. Por edhe pse diferenca në çmim është plot 200 mijë euro me bashkimin e operatorëve të shpallur fitues, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka renditur një sërë kriteresh që nuk janë përmbushur për të justifikuar skualifikimin.

Kriteri i përzgjedhjes së ofertës më të mirë ekonomike nuk merret fare në konsideratë nga institucioni i drejtuar nga Dritan Agolli, edhe pse ai është kriteri kryesor i përzgjedhjes së fituesve në garat e prokurimeve publike.

Dyshimet janë se pas çdo tenderi ka një fitues të paracaktuar. Ironia në rastin më të fundit qëndron në faktin se qëllimi i vendosjes së paneleve diellore në institucione publike është kursimi i energjisë dhe për rrjedhojë edhe i parave, ndërkohë Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një të rënë të lapsit shpenzon 200 mijë euro më shumë për të përzgjedhur një ofertë të shtrenjtë se ato që ishin më të leverdishme.

SHKELJET E FSHZH

Por, ky nuk është rasti i vetëm kur Fondi Shqiptar i Zhvillimit është gjetur në shkelje. Më herët edhe tenderët e zhvilluar për projektimin dhe kolaudimin e punimeve të banesave të rindërtimit kanë shkelur hapur konkurrencën. Kështu, shumica e kompanive që kanë marrë pjesë kanë dhënë ofertë të njëjtë.

Bëhet fjalë për tenderin mbi “kolaudimin e punimeve për rindërtimin të njësive të banimit pallat në Laç”, me fond limit 1.228.249 lekë. Të 13 ofertat e paraqitua janë në vlerën e 1,013,851 lekëve.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vijuar me vlerësimin e tenderit pavarësisht se rasti duhej denoncuat pranë komisionit hetimor. E njëjta skemë është ndjekur edhe në 7 praktika të tjera tenderimi, ku janë paraqitur të oferta me vlerë të njëjtë dhe fitues ka dalë një prej tyre me një diferencë të vogël pikësh. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, jo vetëm që nuk ka pezulluar garën por ka vazhduar deri në fund me politikën e tenderimit, duke u bërë në këtë mënyrë pjesë e lojës së oligopol të kompanive.

Në fillim të këtij viti bëri bujë edhe skandali mbi tenderin e një menyje që kushton, sipas hartuesve, rreth 500 milionë lekë. Tenderi është lëvruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe, si thuajse në shumicën e fituesve të garave tenderuese në vend, ofertuesi me çmimin më të lartë, bëhet edhe fitues. Por në rastin konkret, skandali mori përmasa të tjera për shkak të personazheve që dolën pas publikimit të të dhënave të kësaj “gare”.

Fitues i këtij tenderi u shpall një emër i njohur i kuzhinës, në restorantin e djalit të drejtorit të këtij Fondi.

Madje, ata treguan edhe vendin ku gjendej ky restorant dhe emrin e objektit që ishte në pronësinë e shtetasit Flladi Agolli, që është edhe djali i Dritan Agolli, drejtorit të FSHZH-së.

Në tenderin për shërbime konsulence, me objekt “Ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar Menynë e 100 Fshatrave”, bëhet me dije se një meny e tillë do të kushtojë plot 500 milionë lekë, bashkë me TVSH-në. Mësohet se Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka zgjedhur ofertën më të lartë, të dhënë nga një bashkim shoqërish, kryesuar nga “Mascarpone” sh.p.k.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...