Berisha: Kreu i Sindikatës së Universiteteve zbuloi kanabisin e qeverisë kur ishte në SHISH, prandaj Rama e sulmon!

Hënë, 24 October 2022 18:18
 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është ndalur edhe te sulmi që Rama i bën kreut të Sindikatës së Universiteteve, pasi i zbuloi kanabisin e qeverisë kur ishte në SHISH.

Në takimin me të rinjtë, Berisha theksoi se Rama tani e shtrigëzon paçka se Sekretarin e Përgjithshëm e ka në të njëjtin pozicion, edhe Sekretari i tij i Përgjithshëm që ka caktuar vetë ka qenë dy vite drejtor në SHISH.

 
 
 Berisha: Kjo është një qeveri moniste që ka marrë të gjitha pushtetet, sillet me një arrogancë të paimagjinueshme, pushtetet i ka marrë duke dhunuar votën dhe jo në mënyrë të merituar dhe tani nuk pyet për asgjë. Merret 3 ditë rresht me kryetarin e Sindikatave të Universiteteve, i cili është një njeri jashtëzakonisht i respektuar, ka qenë një ambasador i shkëlqyer. Ka funksionuar gjatë qeverisë së tij drejtor i Drejtorisë më të rëndësishme të SHISH, që është drejtoria e analizës. Por aty i dilte se ky mbillte kanabis, aty i dilte se 130 oficerë të lartë kishin marrë pjesë në mbjelljen e kanabisit. Ky nuk do mashtronte, do i thoshte qeverisë ato që gjente. Dhe tani e shtrigëzon paçka se Sekretarin e Përgjithshëm e ka në të njëjtin pozicion, edhe Sekretari i tij i Përgjithshëm që ka caktuar vetë ka qenë dy vite drejtor në SHISH. Për ato ai meriton të vlerësohet, jo demonizohet. Tani që mbron një kauzë të drejtë, mëkati i tij është se i paska shërbyer shtetit shqiptar në vitet 2013-2015 drejtor në Drejtorinë më të rëndësishme në SHISH, drejtor i analizës. A mund të merret kush me këtë njeri? Do merremi ne të gjithë, se po nuk u morëm ky nuk ka të ndalur. 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...