Berisha: Pedagogët paguhen 4 herë më pak se shoferi i FSHZH! Rama shpenzon 300 mijë € për avion-taksi

Hënë, 24 October 2022 18:23
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë takimit me të rinjtë në seli është ndalur edhe te protesta e pedagogëve, ku sipas tij po luftojnë për të mbrojtur universitetet, për të mbrojtur të ardhmen e vendit.

Berisha ka hedhur akuza në drejtim të Ramës, pasi pedagogët paguhen 4 herë më pak se shoferi i FSHZH dhe se Rama shpenzon 300 mijë euro për avion-taksi.

 
 
 Berisha: Jemi në mes të një beteje. Pedagogët po luftojnë për të mbrojtur universitetet, për të mbrojtur të ardhmen e vendit. Sindikatat kanë bërë një thirrje dhe fatmirësisht ka një reagim shumë pozitiv. Këtyre sindikatave duhet t’u bashkëngjiten studentët në mënyrë të fuqishme. Çfarë keni ju më shumë se sa studentët në Kosovë të cilëve qeveria vetëm për krizën u dha 100 euro në muaj subvencion? Por shumë normale, sepse ti student me ato para që të jep familja sot, e ke biletën 2 herë më shtrenjtë për të lëvizur, e ke qiranë më të lartë, e merr litrin e vajit 3-4 mijë sot. Si të mos kujtohet t’ju ndihmojë ju, por udhëton me avion-taksi 200-300 mijë euro në udhëtim, në një kohë kur kryeministri i Austrisë udhëton me avion të linjave tregtare dhe ministrat në ‘economy class’, ndërsa ministrja e tij shkon dhe bën 15 rrugë për 15 mbledhje partie në Peshkopi me helikopter se nuk shkon dot me makinë. A mund të pranoni ju që një pedagog i juaj të marrë 4 herë më pak se shoferi i FSHZH. Kjo është e vërteta.
Modifikuar më Tuesday, 25 October 2022 14:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...