Sindikata e Arsimit të Lartë thërret forumin kombëtar

Tuesday, 25 October 2022 14:50

 

Përfaqësues të sindikatës së punonjësve të Universiteteve thirrën kolegët e tyre një një forum kombetar ku do të diskutohen ide për përmirësimin e gjendjes në fakultete.

Një prej çështjeve është ajo e peshës së votës së studentëve në zgjedhjet për drejtues të universiteteve.

 

Aleksandër Kovaçi: “Do të jemi këtu që vota në universitete të jetë më e plotë, të jetë me përfshirje më të madhe të studentëve. Do kërkojmë të hiqet 10 përqindshi dhe të shtohet, të bëhet minimumi 20 përqind përfshirja e studentëve me votë në çështjet e zgjedhjeve në universitete. Gjithashtu mendojmë se ky është një moment për të reflektuar realisht që zgjedhjet në universitete të largohen nga zgjedhjet e nisura nga nepotizmi, politizimi...”

Numri i pedagogëve që protestuan këtë të martë ishte i ulët, pjesëmarrje për të cilën thanë se lidhet me mungesat që po merren nga drejtuesit.

Ardian Isufi: “Ka një presion nga lidershipi i universiteteve për mungesat kështu që i mirëkuptojmë kolegët tanë.”

Kërkojnë nga kolegët e tyre që të mos bëjnë antimiting me ministren e Arsimit.

Ardian Isufi: “Ka disa rektorë a dekanë që bëjnë antimitingje me ministrinë e arsimit. Të kenë shumë kujdes sepse fundi i fundit, jo vetëm sindikata por të gjithë stafet akademike ku po shohim se po i bie vlera titullit të tyre.”

Thonë se janë dakord që të bëhet vetting, duke deklaruar se paga e tyre nuk del as për të mbyllur muajin.

"Pagat e pedagogëve janë në gjendje të mjerueshme, nuk bëhet fjalë të lëmë lek mënjanë, diskutohet se si të mbyllim muajin me këtë nivel page që kemi.”

Pedagogët do të vazhdojnë bojkotin deri sa të kenë një përgjigje pozitive nga qeveria.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...