Reformë territoriale, PD dorëzon propozimin: 97 bashki dhe zgjedhjet e ardhshme mbi këtë ndarje!

Tuesday, 25 October 2022 14:53

 

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kryesinë e Kuvendit, projektligjin e punuar prej saj për Reformën Territoriale. Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, pasi e dorëzoi propozimin dha një deklaratë për mediat, në të cilën tha se “propozimi ynë është që zgjedhjet e ardhshme të bëhen mbi bazën e kësaj ndarjeje, me 97 bashki”.

Synimi i ndarjes së re territoriale që sugjerojnë demokratët është që demokracia lokale të jetë sa më pranë komuniteteve, të zgjedhurit të jenë pranë zgjedhësve, pushteti vendor të jetë efikas në favor të komuniteteve dhe jo të centralizohet pushteti siç ka ndodhur me ndarjen e vitit 2014.


“Propozimi ynë është që zgjedhjet e ardhshme të bëhen mbi bazën e kësaj ndarjeje me 97 bashki, - theksoi Bylykbashi. - Kemi marrë gjithë kohën e nevojshme që të rakordojmë maksimumin e qëndrimeve, të marrim të gjithë kontributetet; më herët ka pasur një propozim tjetër që jemi të kënaqur që ka ardhur në të njëjtat linja siç e nisëm ne procesin, që numri, ndarja e bashkive të ishte rreth 90 bashki. Pra, edhe ai propozimi tjetër për 94 bashki që është bërë nga deputetë të tjerë demokratë, bazohet në të njëjtat kritere dhe parime që kemi bërë ne.

Hapësira për të rakorduar në procesin legjislativ është e plotë, por besoj që ky numër bashkish prej 97 bashkish që ne propozojmë sot është ai që i jep hapësirën më të madhe, mundësitë më të mëdha komuniteteve lokale. Nuk ka rëndësi çfarë mendon qeveria, çfarë mendon Kryeministri, rëndësi ka çfarë duan njerëzit atje poshtë dhe nëpërmjet kësaj bëjmë të mundur një zhvillim harmonik. “

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...