Tedi Blushi thirrje qytetarëve: Situata në vend më e rëndë se kurrë, të shporrim sektin kriminal

E Enjte, 27 October 2022 11:41

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u ka bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës së thirrur me 12 nëntor.

Në një reagim të bërë në Facebook, ai shkruan mes të tjerash se gjendja e vendit është shumë e rëndë “ndaj dhe shqiptarët janë më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë për shporrjen e sektit kriminal dhe të korruptuar të “Rilindjes””.

 

“Raportet e organizatave ndërkombëtare prestigjioze, konfirmojnë vit pas viti, se zbatimi i ligjit në Shqipëri po përkeqësohet në mënyrë të ndjeshme. “Indeksi i Sundimit të Ligjit 2022”, përgatitur nga Ëorld Justice Project, është tregues i gjendjes reale ku ndodhet vendi dhe një “thirrje” e fuqishme për të reaguar kundër korrupsionit në rritje, për të kërkuar më shumë rend, siguri, drejtësi efektive dhe të paanshme për të gjithë. Konkluzionet e ËJP konfirmojnë se Shqipëria ka nivelin e hajdutërisë së Qeverisë më të lartë në kontinent. Nga matja e 4 parimeve universale të Sundimit të Ligjit, llogaridhënies, ligjit të drejtë, qeverisjes së hapur, drejtësisë së paanshme dhe të aksesueshme, rezulton se Shqipëria ka pësuar rënie duke u renditur në vendin e 87 mes 140 vendeve, tre pozicione më poshtë nga viti i kaluar kur ndodhej në të 84-tin. Ndërkohë që Kosova vit pas vit shënon progres, duke u renditur në vendin e 57 nga vendi i 60 që ndodhej në vitin 2021.

Asnjë tregues nuk njeh përmirësim në Shqipëri, por vetëm rënie të vazhdueshme, duke konfirmuar perceptimin e përgjithshëm qytetar dhe denoncimet e opozitës që bëjnë me përgjegjësi Edi Ramën dhe keqqeverisjen e tij për këtë situatë.

Gjendja është shumë e rëndë ndaj dhe shqiptarët janë më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë për shporrjen e sektit kriminal dhe të korruptuar të “Rilindjes”. Të gjithë në protestën madhështore në 12 Nëntor!”, shkruan Blushi.

Modifikuar më E Enjte, 27 October 2022 14:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...