Pedagogët vazhdojnë bojkotin: Kërkesat tona janë minimaliste

E Enjte, 27 October 2022 11:43

 

U zhvillua edhe ditën e sotme protesta kombëtare e pedagogëve.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovçai, bëri me dije se bojkoti do të vijojë në universitete. Në një deklaratë për mediat ai shprehet se kërkesat e profesoratit janë minimaliste.

 

“Jemi në fazën kur Ministria e Arsimit ka sjellë një përgjigje, një pjesë prej kërkesave mendojmë se do jenë të zgjidhshme sepse kanë qenë vetëm pengesa të neglizhencës dhe moszbatimit të ligjit, ndërsa problemi kryesor për rritjen e financimit për arsimin e lartë dhe ai për pagat, këto dy elemente nuk kanë marrë rrugën e zgjidhjes. Edhe rritja e pagës prej 8%, që mendon qeveria që mund të ezaurohet nga universitetet, deri tani vetëm një universitet ka dhënë përgjigje sa kanë mundësi, por vetëm për një vit.

Ne insistojmë me kërkesat tona, do vazhdojmë presionin që dhe parlamentin ta bindim për një ndryshim të projekt-buxhetit. Kjo javë mbyllet me bojkot, dimë që disa nga fakultetet janë shprehur se do mbledhin asambletë, u bëjmë thirrje dhe asambleve të tjera të mblidhen dhe të marrin një vendim sesi do shkojë. Sot e nesër vijon bojkoti, do marrim vendim ditën e premte për vijueshmërinë, por deri sa të marrin rrugë kërkesat tona, do vijojmë me bojkotin”, tha ai.

Modifikuar më E Enjte, 27 October 2022 14:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...