Megaskandali i avionit personal/ Rama, lojë ‘luftash’ me Top Channel

Saturday, 29 October 2022 11:08

Por edhe pse fluturon me një avion personal si sheik, kryeministri Edi Rama më shumë e ka hallin te mediat. Ai bëri sot një reagim, ku nuk dha asnjë shpjegim konkret për këtë skandal me kosto mbi 22 milionë euro. Por sot ai sulmoi ekranet televizive.

 
 “Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!” shkruan Rama.
 
 

Ky duket edhe si një reagim ndaj një shënimi të Top Channel një ditë më parë, ku ky televizion i kujtonte mbështetjen që i kanë dhënë për të ardhur në pushtet.“Por për çfarë dhe ndaj kujt ka neveri kryeministri i Shqipërisë, sa herë pasqyrohet një lajm, i dalë nga sistemi i dobët i TIMS, i hakeruar nga iranianet?

A duhet të kishte neveri ndaj atyre që dështuan në ruajtjen e sigurisë kombëtare, apo ndaj atyre që publikuan një të vërtetë?

Askush nuk e ka përbuzur Kryeministrin e Shqipërisë, kur ai ishte në opozitë dhe lëshonte akuza dhe të pabazuar dhe shpeshherë pa prova.

Në atë kohë, publiku dhe një pjesë e mediave, e mbështetën e në këtë mënyrë ai erdhi në pushtet pa asnjë neveri.

E besuan në 2013 dhe më parë, sepse ishte ndryshe nga rivali i tij, që reagonte me neveri ndaj çdo publikimi të skandaleve qeveritare.

Prandaj është e udhës, që koha e përbuzjes ndaj të vërtetës të ndalet, pasi të gjithë jetojmë në një vend dhe askush nuk duhet të ketë neveri ndaj të vërtetës,” thuhej në kronikën e Top Channel.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...