Meta: Modeli ynë ekonomik nuk do të lejojë kurrë marrjen e borxheve për investime fasadë!

Saturday, 29 October 2022 12:40

Nga fjala e Ilir Metës:

Ne kemi një model ekonomik shumë të qartë në programin e Partisë së Lirisë. Modeli ynë ekonomik do të balancojë rritjen e prodhimit me rritjen e konsumit.
 Rritja e prodhimit do të mbështetet nga rritja e investimeve publike produktive, dhe nga rritja e investimeve private.
Modeli ekonomik do të mbështetet në përdorimin me efektivitet të fondeve publike, duke rritur investimet dhe shpenzimet sociale me qëllim themelor rritjen e mirëqenies së qytetarëve të të gjitha shtresave.

Modeli ynë ekonomik nuk do të lejojë kurrë marrjen e borxheve për investime fasadë të cilat kanë ulur produktivitetin e borxhit.

Rilindja në periudhën 2013-2021 ka marrë mbi 3 miliardë Euro borxh dhe qytetarët nuk kanë parë asgjë, asnjë investim apo shërbim të përmirësuar apo të ri ndaj tyre, përveçse borxhit që rëndon mbi familjet shqiptare sot dhe për gjenerata me radhë. (për çdo 100 lekë të marrë borxh, vlera e ekonomisë është shtuar vetëm 84 lekë, në nivel më të ulët se niveli i borxhit.)

Ndërsa në vitet 2000-2005, për çdo 100 lekë të marrë borxh, vlera e ekonomisë është shtuar 193 lekë.

Rënia pikiatë e produktivitetit të borxhit është treguesi më i mirë se rritja e borxhit i ka shërbyer vetëm Ramës dhe Rilindjes për të ekzekutuar vjedhje marramëndëse, me projekte publike të fryra disa fish.

Por rritja e borxhit nuk i ka shërbyer qytetarëve, sepse nuk i ka shërbyer prodhimit, hapjes së vendeve të reja të punës dhe mirëqenies së tyre.

Ndërkohë, kosto e borxhit është dyfishuar dhe këtë e paguajnë qytetarët e Shqipërisë.

Ndërkohë, raporti i borxhit publik kundrejt eksporteve të mallrave në vitin e kaluar ishte 12.8 për Shqipërinë dhe 1.1 për Maqedoninë, 1.3 për Bosnjen dhe 1.7 për Serbinë.

Pra nëse Maqedonia e shlyen borxhin e saj me 1 vit eksporte, ne e shlyejmë me 13 vite eksporte. Ky është produktiviteti dhe konkurrueshmëria e ekonomisë nën drejtimin e Rilindjes me fqinjët.

Një ekonomi jo konkuruese nuk prodhon as të ardhme, as punë, as siguri. Prandaj shumë investitorë tanët dhe të huaj në Shqipëri, ikin në Maqedoni, apo vende të tjera.

Dhjetë vjetë më parë borxhi publik për frymë ka qenë 2890 Dollarë, ndërsa sot në vitin e 10 të Qeverisë Rama, është mbi 4500 Dollarë.

Ndaj, modeli ekonomik i Partisë së Lirisë vendos në qendër qytetarin si përfitues të rritjes ekonomike, të përfitimit nga shfrytëzimi i burimeve natyrore, të përfitimit nga investimet publike dhe nga të ardhurat e taksave që ata vetë paguajnë. Rritja e punësimit dhe e mirëqenies, dhe ulja e kostos së jetesës do të jetë në qendër të politikës ekonomike dhe përgjigja më e fortë ndaj varfërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...