Berisha: Më 12 nëntor do ta bëjmë cunam! Rama, kriminel elektoral që duhet të ishte në burg

Tuesday, 01 November 2022 20:01
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një mbledhje në selinë blu me kryetarët e degëve të PD në Tiranë.

Berisha tha se më 12 nëntor do të protestojnë ndërsa shtoi se kjo do të jetë një kohë protestash. Sipas tij, Rama është një kriminel elektoral i cili duhet të ishte në burg.

“Kemi caktuar datën 12 si ditën e protestës më të fuqishme që ka njohur Shqipëria, por kjo do të jetë kohë protestash. Mos të kemi asnjë iluzion. Nuk ka votim me Edi Ramën.
 
Ky na sfidoi haptas në Peshkopi. Do ta bëjmë cunam. Në vend që si kriminel elektoral të ishte në burg, zotohet se prap do të na i prekë votat.Ky e ka shndërruar në fiktiv pluralizmin, në fiktive PD-në, në fiktiv parlamentin. Ju nuk mund imagjinoni se çfarë klubi i neveritshëm është parlamenti shqiptar. Ju nuk mund të imagjinoni se si funksionon pa asnjë ligj e rregull.

Ne shkojmë aty për hir të zgjedhësve, por aty është turp të futesh. Nuk respektojnë asgjë. Sillen si rrugeçër, si me procedurat dhe fjalorin. Ne shkojmë aty vetëm për zgjedhësit, qytetarët, me vështirësira të jashtëzakonshme. 

Ne dorëzojmë ligje dhe aty sikur nuk është parlament, por sikur është një klub i PS-së, parti krimi dhe droge. Kjo është e vërteta.”-tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...