Berisha: Rama punon ditë e natë me Vuçiçin! Betejën do ta fitojmë sepse kemi një kauzë të drejtë

E mërkurë, 02 November 2022 08:16

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një mbledhje në selinë blu me kryetarët e degëve të PD në Tiranë.

Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama punon ditë e natë me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Berisha theksoi se do ta fitojnë betejën sepse kanë një kauzë të drejtë.

 

“Rama punon ditë e natë me Vuçiçin. Çfarë bën tani, falimenton krejt industrinë e birrës. Absolutisht nuk ka vend në botë që e bën këtë, përveç këtij dhe e bën për vëllezërit Karriç, e bën për birrën e Beogradit, Ballkanin e Hapur.

Se janë 1 mijë e ca familje që ushqehen dhe marrin rrogat në këtë industri dhe që janë qindra milionë të investuara, kjo nuk ka rëndësi për të. Për të ka rëndësi se sa e peshojnë në para vëllezërit Karriç, kompani të sanksionuara nga BE-ja, për lidhje të ngushta me Llukashenkon në Bjellorusi.

Tani duhet ta pësojnë këtu edhe 1 mijë familje të tjera, e të nisen me gomone ku ti çojë fati. Nuk mund të tolerohet më. Le të thotë çtë dojë. Do të përballët me shqiptarët.

Ne tani nisim betejën, kjo nuk është betejë e thjeshtë, por do të fitojmë sepse kemi një kauzë të drejtë dhe po mbrojmë interesa jetike, jo tonat, jo personale, por të çdo qytetari shqiptar. Përveç klubit të hajdutëve rilindas, ata jo. Ata janë për tu marrë një e nga një dhe për të shkuar atje ku e kanë vendin, me në krye Edi Ramën.”-tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...